• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Bindja Demokratike, strategji për ndryshimin me ndihmën e të rinjve”

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Bindja Demokratike, strategji për ndryshimin me ndihmën e të rinjve”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Valbona Mezini

Bindja Demokratike, një nga partitë e cila promovoi në këto zgjedhje të rinj intelektualë nga profesione të ndryshme janë aset i çmuar për vendin.





Politika thonë se është arti I mashtrimit. Në fakt mashtruesit të tillë e kanë trajtuar atë. Ata I kanë vënë asaj fytyrën e tyre dhe shpesh thonë se politika është imorale apo e korruptuar.

Se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se kështu janë të gjithë.

Kjo nuk është e vërtetë!

Politika është arti i fjalës, i artikulimit publik, por edhe i shërbimit dhe shërbesave publike për të transformuar drejt mirëqenies realitetin e popullit.
Sigurisht që çdo popull meriton qeverinë që ka, por a e meritojnë shqiptarët këtë qeveri që kanë dhe a meritojnë shqiptarët një qeveri ndryshe?

Sigurisht!

Në vitet e fundit emigrimi masiv i shqiptarëve solli një eksod të ri i rikthyer sikurse ai i viteve 90’, kur shqiptarët nga pamundësia ekonomike, ia mbathnin nga sytë këmbët, ku të mundeshin.

Por sot pas 30 viteve sërsiht shqiptarët e keq qeverisur të vjedhur sa më ska poi a mbathin duke zbrazur fshatrat e qytetet, kun ë çdo familje ka një emigrant apo në shumë fshatra shtëpitë kanë mbetur me nga një të moshuar.

Ky realitet duhet të marrë fund sa nuk është vonë.

Në këto zgjedhje parlamentare, Bindja Demokratike sjell tek shqiptarët një ekip dinjitoz me intelektualë të rinj.

Mes tyre përmendim, Erison Karamani nga Berati, Edison Hasanaj nga Tropoja, Klerjan Qendro nga Levani, Artenis Duka nga Roskoveci, Roel Simaku nga Durrësi, Ermira Hupi nga Bulqiza, Juel Velo nga Tirana, Erjon Murataj nga Elbasani, Megi Rrasa nga Elbasani etj.

Këta pritet të jenë armata e madhe e Bindjes për të çuar përpara nevojën për transformim të vendit dhe zbatimin e shumë reformave elektorale.

Një prej tyre Erison Karamani pritet të jetë një yll në ngjitje tek Bindja Demokratike. Por kush është inxhinieri i posa diplomuar Erison Karamani?

Ai vjen përmes një interviste që ia çensuruan…

NJË INTERVISTË E CENSURUAR
– Unë jam Erison Karamani lindur në Berat dhe i rritur në fshatin Samaticë.

Kam përfunduar studimet e larta për inxhinieri Nafe dhe Gazi aktualisht jam në përfundim të diplomës Master Shkencor ne të njëjtën degë. Gjatë ciklit të studimeve kam arritur të klasifikohem si student ekselence gjë qe më ka shërbyer në aspektin profesional, por njekohësisht kam formuar një mendim kritik mbi situatën politike në Shqipëri. Kam qënë një pjesmarrës aktiv në protestën studentore dhe sot kam vendosur të kontribuoj për vendin tim duke i kushtuar atij intelektin, kohën dhe energjinë time.

2. Si një student i angazhuar në kauzat më të mëdha që kanë mbajtur përsiper studentet (kujtoj protestën studentore) a mund të ndani një perjetim dhe këndvështrimin tuaj?
-Protesta e vitit 2018 mbetet si kujtimi më i bukur që kam nga jeta studentore. Por ajo ka një rendesi të madhe jo vetem në aspektin emocional por edhe atë politik pasi shërbeu për të treguar që pavarsisht se kush është në krye sovrani në një vend demokratik është populli. Protesta Studentore vendosi një standart të ri mbi llogaridhënien dhe përcolli një ndjenjë shprese mbi të ardhmen e vendit.
Ajo tregoi se një komb që proteston është një komb që fiton kundrejtë arrogancës politike. Prandaj ndiehem shumë optimist kur mendoj se ata student që ishin në shesh duke protestuar dy vite me parë neser do të jene qytetar të përgjegjshëm të këtij vendi. Qytetarë që do të sjellin ndryshim.
3.Si e keni parë qasjen që kanë të rinjtë ndaj politikës?
-Fatkeqësisht shoh një tendencë të të rinjëve të sotëm për tu distancuar nga politika dhe kjo më shqetëson. Më shqetëson sepse unë e shoh shpresën tek të rinjtë si unë të cilët kanë deshirën për të bërë dicka ndryshe në Shqipëri. Nese të rinjtë qendrojnë larg politikës atëher ajo do vazhdoj të prodhojë të njejtat rrezultate si keto 30 vite. Të rinjtë duhet të kuptojnë që nuk është politika e keqja e madhe e këtij vendi por janë politikanët dhe pikërisht këta të fundit duhet te zvendësohen prej tyre.
4.Cilat janë problematikat më te mëdha të të rinjeve dhe me cfarë sfidash përballen ata?
-Problematikat që hasin të rinjtë janë të shumta por më kryesorja është papunësia. Sipas INSTAT niveli më i lartë i papunësis është në grupmoshën 15-29 vjec. Pra të rinjëve nuk iu ofrohet një mundësi për ta ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri. Kjo ka shkaktuar edhe ikjet masive të të rinjëve nga vendi, menjëherë pasi ata mbarojne studimet.

Një problematik tjeter e rinis është mungesa e meritokracisë. Sikur të mos mjaftonte mungesa e politikave që nxisin punësimin e të rinjeve ata duhet të përballen edhe me mungesën e meritokracisë kur shkojnë të aplikojnë për vendin e punës. Gjatë këtyre ditëve kam njohur mjaftë të rinjë të cilët tregojnë sesi vendet e punës janë uzurpuar nga militantë politike dhe njerëz të paaftë që kanë lidhje me pushtetin.

5.Cfarë mund ti mbajë të rinjtë në Shqipëri dhe cila do ishte qasja e duhur që mund të celte rrugën drejtë zgjidhjes së problematikave të të rinjëve për të krijuar më shumë prespektiva për ta?

-Të rinjte do i mbante shpresa për nje jetë dinjitoze, për një punsim meritokratik dhe dëshira për të jetuar ne nje vend ku sherbimet baze si shendetsia,arsimi dhe drejtesia të ishin ne nje standart më te larte sesa sot. Duhet nje standart i cili nuk eshte i bazuar mbi shërbimin ne këmbim të korrupsionit por një sherbim i bazuar ne një kod diontologjik dhe ligjet e shtetit shqiptar. Ne te gjithë e dimë që origjina e problemeve në shqiperi është politika, klasa e vjeter politike prandaj qasja e duhur per te shtruar rrugen drejte nje prespektive me te mire për të ardhmen e Shqiperise është zgjedhja e një klase politike të re. Me te rinje te shkolluar dhe atëdhetar.

6.Përse vendosët të kandidonit dhe përse ne listat e Bindjes Demokratike?
-Vendosa të kandidoj në këto zgjedhje pasi isha i lodhur duke mos qënë i përfasuar. Isha i lodhur duke parë sesi të njejtët persona për 30 vjetë premtonin gjithcka e realizonin asgje.

Vendosa të kandidojë në listat e Bindjes Demokratike pasi është i vetmi subjekt politik qe garon me lista 100% të hapura. Cka do të thotë që numrat e kandidatëve në lista janë konvencional pra nuk kanë rendesi, pasi të gjithe kandidatet jane të barabarte dhe në parlament shkon ai që ka një vote me shume.

7.Cfarë përfaqson një i ri si Erisoni në politik dhe cilat janë synimet tuaja nëpermjet këtij angazhimi?
-Një i ri në politik përfaqson një menyre të re të menduari dhe vepruari. Përfaqson nje mentalitet, vizion dhe psikologji të ndryshme nga ata qe kemi pasur ne pushtet. Një i ri në politik reflekton të renë dhe ndryshimin.

Une dua të jem një zë për problematikat dhe shqetësimet që kanë banoret e qarkut Berat dhe të punoj fort në lobimin dhe ndërtimin e politikave për zgjidhjen e tyre.

8.Sistemi zgjedhor përball të rinjëve në politik,si ndikon në garën tuaj në 25 prill?

-Sistemi zgjedhor qe ka vendi sot nuk i përkrahë të rinjtë. Kjo pasi duke i mbajtur listat e mbyllura apo pjesërishtë të hapura sic i quajnë këtë vitë , kryetari i partisë i vetëm vendos se kush do të kandidojë e kush jo. Ky centralizim i pushtetit ka bërë që ne listat për deputet të kemi pasur ata persona që paguajn më shume duke humbur cdo bazë demokratike mbi atë cfarë një kandidat për deputet duhet të përfaqsojë. Të rinjte futen nëpër lista vec për propagande, për të thëne qe shiko se ne kemi të rinjë por pozicionimi i tyre në këto lista ështe formal. Pra ata nuk kanë mundesi reale për tu zgjedhur. Fatmiresisht sikurse e thashe më sipër Bindja Demokratike e ka luftuar këtë dukuri duke krijuar barazi nëpërmjet kandidatëve të saj ne lista. Si une që jam numri 7 si ai i fillimit që është numri 1 të dy kemi shance të barabarta për tu futur në parlament. Përfason njerëzit ai që votohet më shume.

9.Si e shikoni situatën aktuale lidhur me fushatën elektorale duke qënë se është përballja juaj e pare?

-Realiteti i fushatës elektorale është i ashpër. Nga njëra anë ke një student i cili sapo ka përfunduar arsimimin dhe kërkon ti shërbej komunitetit dhe nga ana tjetër ke nje klas të vjetër politike që e ka rrenuar këtë vend duke u pasuruar ne kurriz të tij. Kuptohet se nga anon balanca e pushtetit dhe fuqis, por unë jam i vendosur ti shkojë deri në fund rrugës qe kam nisur me dinjitet dhe kokën larte. Unë nuk ble vota me para, nuk ofroj ndere apo punsim ne kembim të votës, nuk bëj premtime boshe por zotohem të jem gjithmon prane njerëzve për cdo problem që ata do të kenë ne këtë vend të mbushur me probleme.

10.Zona në të cilën kandidoni me cfare problemesh përballen dhe cilat janë nevojat kryesore të komunitetit?
-Duke qënë se kryesisht takimet e mia i kam pasur me banorë të zonave rurale do të tregoj disa nga problematikat më të shpeshta qe hasen.
a)Infrastruktura rrugore
Jemi në vitin 2021 dhe rrugët nëpër fshatrat që vizitoj jane copë-copë. Zona Dronovicë-Samaticë-Gorican është një nga zonat më rendiment më të lartë bujqësor në gjithë Shqipërin me një pëshë shumë të madhe në eksportet e vendit. Dhe për ironi janë po këto zona ku cilësia e rrugëve lë për të deshiruar. Kjo ndikon shume në zhvillimin e këtyre zonave pasi blerësi i huaj përpara se të vij ne Shqiperi konsideron edhe infrastrukturen. Pra minimalja që duhet të bente ky shtet eshte të siguronte nje rrugë ku automjetet të kalonin.
b) mungesa e një tregu të qendrueshem për të shitur produktet e serave
Dora e shtetit ndiehet pak apo aspak nëpër fshatra. Fermerëve u janë premtuar subvencione për vite e vite më radhë dhe kurrë si kane marr. Banoret detyrohen të hedhin poshte shume prej prodhimit të tyre si pasoj e mungeses se nje tregu të qendrueshem. Ne jemi një ekonomi mikse pra shteti duhet te nderhyje ne rregullimin e tregut të brendeshem dhe ekporteve. Te krijoj politika qe garantojne fermerët se mundi i tyre nuk do të shkojë dem. Kjo arrihet vetëm nepermjete nje plani të qarte qe do të synonte standartizimin e produkteve tona vendese. Ky standartizim do i hapte rruge nje tregu mjaftë të gjere dhe do i siguronte fermerët qe ne momentin e mbjelljes se kultures buqsore se ajo do te shitet.
c) kanalet kulluese
Në fshatra nuk është bërë asnje punim për te pastruar dhe mirembajtur kanalet kullues duke i ktheyr keta të fundit ne nje burim semundjesh.
E mund të vazhdojë kështu me ore të tera sepse realishte janë shume , por të gjitha problematikat qe hasen vijne nga keqmenaxhimi. Zgjidhja e tyre nuk kerkon kosto të lartë por vec vullnet për të sherbyer.

Prandaj i qendrojë fort faktit qe e vetmja menyre që këto probleme të zgjidhen është përkrahja e të rinjëve dhe ndeshkimi me votë i klasës së vjetër.

11.Perse duhet votuar një i ri si Erisoni dhe cili është meazhi juaj për të gjithë qytetarët që do të votojne në 25 prill?
-Për tju përgjigjur kësaj pyetje do tregohem shumë pragmatist: më 25 prill qytetarët do kenë mundesi të zgjedhin midis disa personave qe vijne gjithmone premtojne dhe si marrin votat harrojne premtimet dhe nje djali të ri që ka vizion për të ardhmen dhe do te sjelli ndryshim. Ata mund të kene pikepyetjet e tyre edhe mbi mua, por me mire te votosh nje pikepyetje sesa një pikë.
Mesazhi im për zgjedhesit është ky: ka ardhur koha për ndryshim andaj le të mos bejme më tifozllik me votën por të mbeshtesin rinin, të mbeshtesin të ardhmen.
Pas

Premtonin viza dhe pasaporta shqiptare për të huajt/ Përfitonin deri në 1500 euro, policia arreston falsifikatorët

Para

Karantinë për të ardhurit nga Greqia, shoqata e emigrantëve peticion kundër: Mohohet e drejta e votimit

Para
Karantinë për të ardhurit nga Greqia, shoqata e emigrantëve peticion kundër: Mohohet e drejta e votimit

Karantinë për të ardhurit nga Greqia, shoqata e emigrantëve peticion kundër: Mohohet e drejta e votimit

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar