• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Beteja e fundit! Rama ‘shpërthen’: Të çojmë Liken në shtëpi! Kush e kap Vlorën nga këmbët, thyen hundën! Do bëj 12 herë më shumë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Beteja e fundit! Rama ‘shpërthen’: Të çojmë Liken në shtëpi! Kush e kap Vlorën nga këmbët, thyen hundën! Do bëj 12 herë më shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë, ndërsa fjala e tij u mbizotërua nga deklarata si asnjëherë më parë.

Duke zgjedhur ta mbyllë fushatën me gjithë familjen në skenë, përgjatë gjithë fjalimit të tij me tone të larta, dhe thirrje, ai tha se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi tduhet ‘i mbeten historisë përgjithmonë.

Sipas tij edhe Basha është si ata, por i ardhur në një tjetër formë.

Rama tha se më 25 prill populli duhet të çojë në shtëpi Ilir Metën dhe këto që bën thirrje për marrjen të sfurqeve dhe sëpatave.

“I kam thanë Like lëre rakinë para se të ta nxjerrin të tjerë. Like dëgjoje vajzën mos pi më po shko në shtëpi. Vlora do të ndihmojë që ti të gjesh rrugën e shtëpisë të hënën dhe keni për të parë se të gjitha ata që na tregojnë armët e me leje, sëpatat dhe sfurqet do të bëhen lepuj kur keni vendosur të thoni fjalën tuaj”.

“Basha doli si një njeri europianist i kollarisur me gojën me sheqer që e ka mbushur gjithë këto javë, u desh vetëm një ngjarje për tu parë edhe njëherë që janë po ata, është po ajo fantazmë, janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarëve. I thërrasin hilesë, kollajllëkun lodhjes dhe pakënaqësisë. Me Lulzimin as lekë nuk ka, ka vetëm një kërkesë ‘aman më jepni votën’ dhe pastaj takimin ua lë te tramvaji i Tiranës. Po ku lidhet Mitat Frashëri me Leskon me kanotiere dhe barkun jashtë e rri lokaleve, atij do ja lini Vlorën, Labërinë, Sarandën? Po fëmijët, shkollat do ja lini Leskos? Ça do ju mësojë Lesko? Vjedhjen, alkoolin, pabesinë? Të më thuash që do shkoj me Leskon… për ça do shkosh për pula, raki apo ullinj? Ça doni ju që Vlora, që po bëhet gati të hapë një portë nga qielli, një nga deti, të kthehet prap tek era e qofteve dhe qepa? E kam me të djathtët e Vlorës, jeni të pakënaqur? Hajdeni me mua se jam unë më i pakënaqur se po të ish ai kënaqur nuk vija këtu. Ne do ja lemë Xhelal Mziut e Leskos Shqipërinë? A jeni në vete? Shqipërinë Monikës? A jeni në vete. Më 25 prill keni vetëm një detyrë, merruni me Ilir Metën, tregojini që herë tjetër kur të flasë për Vlorën të numërojë deri në 12. Tregojini që Vlora është edhe më keq se ajo dera e xhamisë, se Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapi nga këmbët thyen hundët këtu në Vlorë. Është shumë e thjeshtë, Presidenti i 26 i SHBA thoshte ‘vota është një armë, vlera e së cilës varet nga ai që e mbanë’, ndaj kujdes me shënjestrën se mos më shkoni te 9 se është me hile, se ti i thua 9, të bëhet 6, ti thua Luli, të del Monika, të del Iliri me gjithë Saliun e Lulin”, tha kryeministri më tej.

Pas

“Merre mamin, motrën dhe vëllain”/ Rama mbyll fushatën familjarisht, fjalën e fundit e thotë Zaho: Unë e dua Vlorën

Para

Mungoi gjatë gjithë fushatës, ‘motori’ i demokratëve del në shesh dy ditë para zgjedhjeve

Para
Mungoi gjatë gjithë fushatës, ‘motori’ i demokratëve del në shesh dy ditë para zgjedhjeve

Mungoi gjatë gjithë fushatës, 'motori' i demokratëve del në shesh dy ditë para zgjedhjeve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar