• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha në “Astir”: Do sjellim dinjitet për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Thirrja e Leonardo Di Caprios/ Reagon i pari Lulzim Basha, ja si i përgjigjet lideri demokrat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në njësinë 16, në Tiranë. Në bisedën që patën me Bashën, ato shprehën problematikat që hasin në këtë zonë ku kryesisht kanë të bëjnë me shtëpitë e tyre, papunësinë, problemet me bizneset dhe infrastruktura e keqe.

Basha tha se zonjat e zonës së Unazës së Re ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me gruan shqiptare këto 8 vite.

Ai u shpreh se ndryshimi që do vij në 25 prill, është dinjiteti që do sjell për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare.

“Në fakt kёtё e ndiej nё çdo takim qё kam bёrё me gratё, por nё takimin me zonjat e unazës sё re vjen edhe mё natyrshëm sepse ato 400 ditё betejё jemi pёrpjekur dhe jam pёrpjekur qё tё qёndrojё pranё jush me mish e me shpirt, me mendje me zemrё dhe fizikisht dhe dua tё them se ajo qё ka ndodhur me gratё, me zonjat, me vajzat e “Unazёs sё Re” ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me me gruan shqiptare kёto 8 vite. Vetё ajo qё ka ndodhur me “Unazёn e Re” ёshtё simbol me atё qё na ka ndodhur neve si vend dhe si shoqёri.

Ju folёt pёr trafikun pёr bllokimin, pёr pluhurin qё ёshtё njё kёrcёnim pёr jetёn tuaj dhe shёndetin tuaj. Po kёshtu siç ka ngecur trafiku nё Unazёn e Re, prej vitesh. Kështu ka ngecur Shqipëria vendnumëro. Një nga shtyllat kryesore të programit tonë, është që këtë forcë, këtë fuqi, ta kthejmë në një energji për të zbatuar planin tonë, për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve dhe në veçanti, për të zhdukur diferencat, hendekun që është krijuar në punësim, në paga, në mirëqenie, në dinjitet, midis burrit dhe gruas shqiptare. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët, që nga problemi i punësimit jo sipas kualifikimit.

Ke një kualifikim për t’u patur zili në Europë, inxhiniere fizike apo problemi i moskompensimit për të përndjekurit apo për pronarët, apo problemi i mbivendosjes apo vjedhjes së pronave. Problemi i mungesës së infrastrukturës, ndërkohë që taksat janë më të lartat që janë paguar ndonjëherë në këtë qytet dhe mungon infrastruktura minimale. Të gjitha këto probleme kanë dhe do të marrin zgjidhje përmes një plani të hartuar me kujdes nga ekspertë. Do duhej një kohë e gjatë për tu marrë me secilën prej tyre veç e veç, por ajo që i bashkon, i lidh të gjitha zgjidhjet është një qeverisje e cila nuk vjen me premtime, premtime boshe që i bën sot për të marrë votën dhe nesër i braktis. Por vjen me ekspertizë dhe me plane të gatshme për tu zbatuar, nga ekspertët më të mirë që ka ky vend dhe me ndihmë ndërkombëtare.

Ne jemi në tratativa me institucionet europiane, me universitetet Europiane për të nisur kualifikimin e rinisë shqiptare, në mënyrë që të qëndrojë këtu, të punojë këtu, me paga dinjitoze. Dhe ky është hapi i parë për të ndalur emigracionin, ky është hapi i parë për të siguruar që familjet të mbeten bashkë. Hapi dytë që ka të bëjë me familjet e reja përbëhet nga dy politika kryesore nxitëse për çiftet dhe për fëmijët. Duke nisur nga viti ynë i parë i qeverisjes ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra për 20 mijë cifte brenda 4 viteve të para që të blejnë banesën e tyre, që është një parakusht apo le të themi një ndihmë e madhe për të themeluar familjen. Dhe hapi i dytë është që nuk do të mjaftohemi me një shumë simbolike kur lind fëmija, por muaj për muaj deri sa të arrijë moshën 5-vjeçare fëmijët shqiptarë do të kenë nga qeveria një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj. Ne do ta vendosim nënën shqiptare, bashkëshorten shqiptare, motrën shqiptare, vajzën shqiptare në piedestalin që meriton. Si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana sociale.” – tha Basha.

Pas

Po sikur t’i humbasë zgjedhjet? Rama: Nëse shqiptarët më refuzojnë, është pak por e sigurt që…

Para

Gilberta nuk i ndahet Ilirit, e zgjedh për herë të tretë në takim

Para
Gilberta nuk i ndahet Ilirit, e zgjedh për herë të tretë në takim

Gilberta nuk i ndahet Ilirit, e zgjedh për herë të tretë në takim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar