Dyshja e njohur e ish-konkurrentëve të “Përputhen” Andi dhe Melisa janë përfolur vazhdimisht se janë në një lidhje.
Por pavarësisht thashethemeve, të dy e kanë mohuar se një gjë e tillë është e vërtete.
Mesa duket, nga tani e tutje çifti nuk do të ketë më se çfarë të thotë.
Të dy janë kapur “mat” së fundmi në momente intime pranë një pishine.
“Vipat e Bllokut” kanë publikuar fotot e nxehta të çiftit në një festë private,ku kanë qenë të ftuar.
Andi shihet duke kërcyer me Melisën i përqafuar teksa ka hequr edhe këmishën.Kjo ka mjaftuar që të gjithë të binden përfundimisht për romancën e tyre.
Kujtojmë se Melisa u largua nga “Për’puthen” në shkurt të këtij viti, ndërsa Andi në janar kur doli çift me Tean.