Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A ka lidhje AstraZeneca me trombozat? Shkencëtarja shqiptare zbulon gjithçka

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
A ka lidhje AstraZeneca me trombozat? Shkencëtarja shqiptare zbulon gjithçka
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej nisjes së vaksinimit, disa prej vaksinave që po përdoren në popullatë kanë qenë në qendër të diskutimeve të kërkuesve shkencorë, ekspertëve të shëndetit, për efektet anësore që ato mund të shkaktojnë tek njerëzit.

Vaksina e Oxfordit, Astrazeneca ka qenë ajo më e diskutuara pas shfaqjes së disa rasteve me tromboza të ndryshme tek individët që e kishin marrë atë.

Ndërkohë që disa shtete vazhdojnë ta mbajnë të pezulluar përdorimin e saj deri në mes të prillit si Danimarka dhe Norvegjia, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Vende të tjera si Finlandën, Franca, Holanda, Suedia, Gjermania, Spanja, Belgjika e përdorin atë me kufizime. Ndërsa vendet që e kanë rifilluar përdorimin pa kufizime përfshijnë, Austrinë, Bullgari, Qipro, Islandë, Irlandë, Letoni, Lituani, Rumani dhe Shqipëri.

Gjatë javës së kaluar Agjencia Evropiane e Barnave, ka diskutuar rreth efekteve anësore tek kategoritë që po përdoret kjo vaksinë, për të marrë disa vendime të reja rreth përdorimit të saj ose nëse do të mbeten në fuqi udhëzimet aktuale.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, kërkuesja shkencore shqiptare pranë Agjencisë Evropiane (EMA), Ornela Ademi pranoi se ka një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe trombozës.

“EMA e ka diskutuar lidhjen shkak-pasojë midis këtyre efekteve të rralla anësore si të trombozës, pra të mpiksjes së gjakut në kombinim me gjakderdhjen. Kjo faktikisht ka qenë një mbledhje goxha e gjatë, 4 ditore, ku ka marrë pjesë edhe agjencia e barnave kanadeze etj.

Pra ka pasur një bashkëpunim midis agjencive, një bashkëpunim internacional jo vetëm europian, ku janë diskutuar këto efekte anësore dhe është parë që ka një lidhje shkak-pasojë.

Është bërë një hetim mjeko-ligjor i këtyre pacientëve përpara se të arrinim në një përfundim të tillë, që ka një lidhje shkak-pasojë.

Janë efekte anësore shumë të rralla dhe si rezultat kompanisë i është kërkuar që të bëjë studime klinike shtesë, në lidhje me këto efektet anësore, sidomos me mekanizmin si dhe pse ndodhin këto efekte anësore.

E rëndësishme shumë është që çdo person, i cili ndjen pas vaksinimit me AstraZeneca, nga data e 3 deri në të 14, vë re shenja si marrje fryme, dhimbje në gjoks, ka një gjakderdhje të vazhdueshme, dhimbje te vazhdueshme të barkut, dhimbje koke, fryrje apo ftohje të krahut ose të këmbëve, apo mavijosje të lëkurës, shikim të turbullt, duhet të drejtohet direkt te mjeku”, theksoi shkencëtarja shqiptare./gazetashqip

Pas

Protesta në Mirditë/ 4 të arrestuar mes tyre dhe organizatori

Para

Me pllakat e tualetit/ I dënuar me burgim të përjetshëm, serbi plagos 5 punonjës të burgut në Spanjë

Para
Me pllakat e tualetit/ I dënuar me burgim të përjetshëm, serbi plagos 5 punonjës të burgut në Spanjë

Me pllakat e tualetit/ I dënuar me burgim të përjetshëm, serbi plagos 5 punonjës të burgut në Spanjë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora