Të gjithë e njohin Dubain, i cili mbahet si një nga vendet më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët në mbarë botën.
Por transformimi i tij ka ndodhur shumë shpet, e pabesueshme por e vërtetë.
Në vetëm 50 vite, qyteti i pozicionuar në mes të shkretëtirës, është shndërruar nga një vend i vogël tregtar, në një nga më ikoniket në planet.
“Rrokaqiejt” unike si Burj Kahlifa dhe zhvillimet tepër ambicioze si Palma, janë një dëshmi e një qyteti që po zhvillohet me një shpejtësi të admirueshme dhe cilësi tepër të madhe. Dubai u bashkua me Emiratet fqinje për të formuar Emiratet e Bashkuara Arabe në Dhjetor 1971. Në atë kohë, askush nuk mund ta kishte parashikuar zhvillimin e tij.
Sidoqoftë, nafta e gjetur në rajon do të thoshte se pasuritë e paimagjinueshme ishin vendosur aty për ta shndërruar atë që kishte qenë për shekuj me radhë një cep i qetë i botës arabe, me një popullsi prej vetëm 86,000 banorë, në diçka krejt më moderne, një trillim shkencor, me pothuajse tre milion banorë.
Për të hyrë në zemër të asaj se si Dubai doli nga shkretëtira për t’u bërë një qendër globale, duhet të lini pas ndërtesat e larta dhe plazhet me rërë prapa.