• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shkurtuam 472 vjet pritje në rradha” Rama i bindur mesazh qytetarëve: Revolucioni dixhital është fakt

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Shkurtuam 472 vjet pritje në rradha” Rama i bindur mesazh qytetarëve: Revolucioni dixhital është fakt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën “Ekonomia në fokus” se revolucioni dixhital në Shqipëri është fakt.

Ai u shpreh se me anë të shërbimeve online për dokumentat qytetarëve shqptarë u është shkurtuar 472 vite pritje në rradhë.

Sipas kreut të qeverisë, vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shërbyer 1.2 milionë subjekte.

“Kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne apo më saktë qytetarët shqiptarë do të kishin konsumuar 472 vjet pritje nëpër radhë, pra janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje nëpër radha, si kohë e harxhuar.
Vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shërbyer 1.2 milionë subjekte, janë kursyer përveç të tjerave 293 vite pritje dhe në total u janë kursyer qytetarëve përmes shërbimeve online 4 mln euro që do kishin shkuar vetëm për ato tarifat minimale, por prapë tarifa për dokumente në radhë, pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfeteve që ky sistem i asgjëson komplet, për ato shërbime që sot ne kryejmë.
Sot Shqipëria ka faktikisht 95% të shërbimeve online, pra për 95% të shërbimeve që ofron shteti për qytetarët, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në asnjë zyrë, nuk kanë nevojë të takojnë asnjë lloj personi, nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë hap nga vendi i tyre nëse kanë smartphone-in e tyre apo të lëvizin në dhomën tjetër drejt kompjuterit më të afërt apo tek dikush tjetër pranë.

Sot ne kemi hyrë në proces shumë të komplikuar sa i përket nevojës për të garantuar transparencë në fushatën e vaksinimit dhe ndërkohë që përgatitemi për intensitet të lartë ne disponojmë falë revolucionit dixhital një sistem që garanton transparencë dhe eficencë dhe kemi pasaportën e vaksinimit, duke u parapërgatitur për mundësinë që vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtime jashtë vendit nga të tjerët.

Revolucioni dixhital nuk është një fakt për të cilin flas unë apo ne, por është një fakt për të cilin Shqipëria është vlerësuar shumë lart nga raportet prestigjioze ndërkombëtare, duke filluar nga organizata për bashkëpunim ekonomik që e quan i vetmi vend në rajon për e-qeverisjen, DASH dhe KE që e vlerësojnë duke vlerësuar se kjo ndikon në forcimin e luftës kundër korrupsionit, OKB që vitin e shkuar e ka renditur Shqipërinë në vendin 31 nga ai i 92 duke e krahasuar për performancën e shërbimeve online me vendet me të ardhura të larta. Të gjitha këto për të thënë që ky është një fakt botërisht i mirënjohur. Përmes transformimit të shërbimeve dixhitale platforma e-albania është kthyer në një histori suksesi dhe është një instrument shumë efikas në duart e të gjithë atyre qytetarëve që e përdorin”, deklaroi kryeministri.

Ai tha më tej se nga 1 janari kemi nisur dhe zbatimin e ligjit të fiskalizimit proces që sipas tij, do të ndihmojë në reduktimin e ekonomisë fiskale, në rritjen e të ardhurave dhe në barazinë e subjekteve para ligjit si dhe në raport me konkurrencën.

“Do të kemi një sistem që praktikisht do të mundësojë leximin në kohë reale nga një tru elektronik të të gjitha transaksioneve që zhvillohen në të njëjtin sekondë në 28 mijë metra katrorë të Shqipërisë. Do të eliminohen përfundimisht, do të zhduken nga faqja e dheut praktikat të inspektimeve fizike lartë e poshtë dhe inspektimet do të jenë të varura në inteligjencën kompjuterike.

Nga ana tjetër ju e dini shumë mirë që beteja për kuponin, ka qenë një betejë jashtëzakonisht e pamundur për 1000 e 1 arsye, ndërkohë që kalimi në këtë sistem do ta lehtësojë maksimalisht dhe absolutisht dokumentimin e të gjitha transaksioneve.

E mbani mend tmerrin e certifikatave, sot ne kemi certifikatën në kohë reale nga kompjuteri nuk ka nevojë për rradhë. Sot dëftesat e nxënësve do të ofrohen online me vulë elektronike. Sot edhe pse ka shumë për të bërë shërbimet shtetërore për ata që janë jashtë mundësojnë që 38 shërbime për të cilat kërkohej prania fizike në konsullatë duke imponuar humbje kohe, stres, janë on line. Sot të huajt kanë vizë online, gjithë procesi bëhet online.

Gjobat elektronike për policinë e shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Shtetit për Rindërtim, Kadastra kanë shërbime on line. Edhe në shërbimet dixhitale edhe në procesin e revolucionit digjital, në krijimin e një shteti digjital duhet ende kohë.

Jemi në një punë që duhet të vazhdojë, duhen edhe disa vite brenda mandatit të tretë që ne të kryejmë ciklin dhe ta kalojmë në një nivel tjetër Shqipërinë duke asgjësuar atë pjesë të korrupsionit e duke zgjidhur një tmerr të madh në psikologjinë e qytetarëve që lidhet me administratën, duke e kthyer të gjithë administratën në një makineri pas ekranit, jo pas sportelit. Dhe duke mundësuar që marrëdhënia e qytetarit me shtetit të jetë në xhepin e qytetarit jo dora e zyrtarucëve të korruptuar, po shteti i gjithë të jetë në xhep, e në cdo moment kudo ku je me një smart të kryesh atë që do. Ky do jetë realiteti i Shqipërisë nesër, jo pas 30 vjetësh, por brenda 4 viteve të ardhshme.”, – u shpreh Rama.

Pas

E rëndë/ Hidhet nga kati i pestë një person dhe humb jetën, policia jep informacion

Para

Mesazh për 25 prillin?! Albin Kurti ‘zbarkon’ në Lezhë pak ditë pas fitores, lëshon thirrjen e fuqishme

Para
Mesazh për 25 prillin?! Albin Kurti ‘zbarkon’ në Lezhë pak ditë pas fitores, lëshon thirrjen e fuqishme

Mesazh për 25 prillin?! Albin Kurti ‘zbarkon’ në Lezhë pak ditë pas fitores, lëshon thirrjen e fuqishme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar