• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritet paga mesatare në T4 nga mjekët, sektorët që paguajnë më shumë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Shifrat alarmante/ Shqipëria me rrogat më të ulëta për stafin mjekësor, ja cili shtet paguan më shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ekonomia ka filluar të marrë frymë në tremujorin e fundit. Pas përmirësimit të tregtisë me pakicë, të dhënat e INSTAT tregojnë edhe një rritje të pagës mesatare në muajt e fundit të vitit. Pjesa më e madhe e aktiviteteve ekonomike kanë raportuar rritje të pagave, pas rënies së tyre në tremujorin e tretë, si rrjedhojë e krizës së Covid-19. Ndërsa me bazë vjetore, rritja ka ardhur më së shumti nga administrata publike, kryesisht si rrjedhojë e shpërblimeve që janë dhënë për mjekët që ishin në frontin e parë të luftës ndaj pandemisë.

Sipas INSTAT,  Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2020, është 54.951 lekë, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Aktiviteti ekonomik më i paguar mbetet ai i fushës financiare dhe sigurimeve, me 115 mijë lekë në muaj, me rritje prej 12.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe me rreth 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori i dytë që paguan më shumë është “Informacioni dhe komunikacioni”, me 82.5 mijë lekë në muaj, me rritje 8% në krahasim me tremujorin e tretë dhe 3.5% me të njëjtën periudhë të 2019-s. Profesionistët e këtij sektori ishin ndër më të kërkuarit në periudhën e pandemisë, për shkak të orientimit të punës dhe tregtisë online.

Sektori i tretë që paguan më shumë është “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, me 66.4 mijë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky aktivitet i ka rritur pagat me 10%, të ndikuara kryesisht nga sektori i shëndetësisë.

Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të katërt 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 40,9 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2020 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 4,5 %, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësia, pyjet dhe peshkimi  ulet me 7,5 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2020, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 80,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është  40,9 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Nëpunësve ka rritjen më të madhe prej  5,1 % gjatë tremujorit të katërt 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e Punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit ulet me 0,9 %./Monitor/

Pas

Si u ekzekutua 27-vjeçari/ Autori bën deklaratën e papritur: E vrava sepse më ofendoi

Para

‘Po bëhet një hetim’/ Mjekja shqiptare bën thirrjen e çuditshme autoriteteve: Pezulloni vaksinimet për dy javë

Para
‘Po bëhet një hetim’/ Mjekja shqiptare bën thirrjen e çuditshme autoriteteve: Pezulloni vaksinimet për dy javë

'Po bëhet një hetim'/ Mjekja shqiptare bën thirrjen e çuditshme autoriteteve: Pezulloni vaksinimet për dy javë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar