Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur dhe për renditjen e kësaj force politike në fletën e votimit, pas shortit të hedhur nga KQZ.
Ajo e lidhi këtë numër me krijimin e botës dhe shtoi se dhe Zotit 6 ditë iu deshën për të bërë njerëzimin.
“Kur po diskutonim me miqtë ra muhabeti që ishte numri 6 i LSI-së. I thashë që edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin, se ditën e 7 e bëri pushim. Kështu që, edhe ne 6 ditët jemi punë pa fund dhe këto 36 ditë që na kanë ngelur, për të çuar më 25 prill votën për LSI-në”, tha Kryemadhi në Fier.