• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Po erdhën ata në qeveri nuk ka vaksina” Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ kandidatët e PD

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Po erdhën ata në qeveri nuk ka vaksina” Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ kandidatët e PD
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot takimet elektorale në qytetin e Lezhës.

Aty ka folur për procesin e vaksinimit dhe se ndihet krenar për faktin se i shkon punëve deri në fund.

Sipas kreut të qeverisë vaksinimi në Shqipëri po kryhet masivisht, ndërkohë që në shumë vende, madje edhe më të zhvilluara se ne, ende se kanë nisur këtë proces.

“Edhe mund të kemi dështuar, edhe mund të kemi gabuar, edhe mund të kemi humbur kohë. Na thonë sot se po përdorim vaksinimin për fushatë, por unë ndjehem i lumtur që sot po vaksinohen shqiptarët masivisht”, tha Rama. Në fakt vaksina që po përdoret për vaksinimin masiv, Coronavac e Sinovac, nuk është certifikuar nga EMA, FDA dhe OBSH.

Duke folur për procesin e rindërtimit, Rama tha se pas tërmetit njerëzit nuk kishin shpresë dhe besim.

“Shikoni sot, puna është ende në mes, dhe shikoni se çfarë po ndodh me Laçin, me Mirditën, ku njerëzit donin vetëm të iknin. Por nëse ne e bëjmë çdo ditë betejën e zgjidhjes së gjërave të vogla ne mund ta kthejmë këtë vend në shpresën e njerëzve dhe jo që ata të mendojnë ikjen. Shteteve të mëdha i janë dashur shekuj, ne mund ta bëjmë në këtë dekadë”, tha Rama.

Sipas tij, është turp që në 2021 të flitet për ujin e pijshëm, por kjo jo për fajin tonë, pasi kemi 30 vite rrumpallë.

Ai tha se rindërtimi dhe vaksinat do të vazhdojnë edhe pas 25 prillit, edhe sikur të ndodhi ajo që s´ka për të ndodhur, që të vijnë ata në pushtet që s´kanë as vizion dhe sot po kthehen në vatra infektimi.

“Ata thonë se liberalizuan vizat dhe futën Shqipërinë në NATO, në fakt këto janë punë shumëvjeçare. Ata bënë punën e tyre në këto proceset e gjata. Këta edhe rrugën e Kombit e lanë rrugëve. Më tregoni një spital, një qendër shëndetësor që ata bënë, më tregoni një shkollë që bënë.

As mos ju shkojë mendja që vaksinat do të vijnë kështu sikundër po vijnë, nëse ata vijnë në Qeveri. Ne po mundohemi të lehtësojmë sezonin turistik, ne detyrën po bëjmë, s´po bëjmë vezën e kuqe. Me lekët e popullit po i bëjmë të gjitha, por çfarë kanë bërë ata që ishin?”, tha Rama.

Sipas tij, Mark Marku të vetmen punë që di të bëjë është të thotë rri urtë dhe do të gjuaj me shishe. “Agron Gjekmarkaj është lolo dhe unë e njof shumë mirë. Mark Marku nuk shkon në burg, sepse s´ka pse të shkojë, por ai as në punë nuk shkon. Mirë Mark Marku, po këtë Gjekmarkajn, për ça e doni, si bisht?”, tha Rama.

Pas

Lamtumirë virus/ Ky shtet i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, njerëzit dynden në parqe

Para

E tradhëtuan tatuazhet/ Ja si u zbulua mafiozi i Ndranghetës pas 7 vitesh në arrati

Para
E tradhëtuan tatuazhet/ Ja si u zbulua mafiozi i Ndranghetës pas 7 vitesh në arrati

E tradhëtuan tatuazhet/ Ja si u zbulua mafiozi i Ndranghetës pas 7 vitesh në arrati

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar