Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë të gjatë, duke renditur arsyet se PS-së duhet t’i besohet një mandat i tretë.
Fjala e tij u përqëndrua në punët e lëna përgjysmë, dhe atë se si PD dhe aletët dhanë shembullin më të keq në kohë pandemie duke mbledhur njerëzit në shesh, duke thënë se Basha dha mesazhin e vdekjes.
Rama përmendi aeroportet dhe portet turistike për të pritur sa më shumë turistë në vendin tonë, mundësinë e hapjes së një fabrike prodhimi të vaksinave dhe vaksnimin masiv.
“Kaosi, rrëmuja, toka e xanun. Kartolina e tyre ishte fushata e tyre. Sot ata i treguar të gjithëve. Ata treguan se si do jetë Shqipëria pa mandatin tonë të tretë. Është një mandat për të shtuar kapacitetet e Shqipërisë. Më sytë nga viti 2030. Ka 4 aeroporte. Sot është në përfundimin Kukës. Tjetri për shkak të shumë pengesave. Fillon nga puna se shpejti, tjetri më poshtë në Sarandë. Sigurisht që do kemi më të lehtë të tretin se është më i vogli. Apo i katërti i Tiranës. Do bëhet në atë që meritojnë shqiptarët. Në sot i sollëm me Air Albania se avioni ushtarak i Turqisë nuk ulej dot.
Nuk i ka kapacitet dhe nuk na lejon dot të fillojmë fluturimet me Amerikën me Air Albania. Porti turistik i Durrësi më të mdhenjt i turizmit në Mesdhe. Ka marrë miratimin për masterplanin dhe për fazën e parë. I Vlorës dhe i Sarandës po ashtu. Janë në linjën e nisjes. Apo portet tregtare. Mjafton të vësh në peshore të dyja palët. Kush i bën këto punë. Po ashtu mandati i tretë është ai që na duhet për të pasur 10 milionë turistë. U ndërpre nga pandemia. Por me fillimin e vaksinimit masiv brenda 48 orësh. Që nga ky sezon Shqipëria të jetë e lehtësuar. Ti nxjerim shqiptarët në të njëjtën kohë si BE nga pandemia. Kush i gjeti vaksinat? Kush i solli ? Si erdhën këtu vaksinat. Sot na jep mundësinë që brenda qershorit do kemi vaksinuar 500 mijë shqiptarë. Do sjellim fabrikën e prodhimit të vaksinave për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto dhëndri?“, tha Rama.
Kreu i qeverisë e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se së bashku me PS-në ka për ta ndryshuar këtë vend.
“Unë nuk jam i rënë nga qielli për shumëkënd unë kam më shumë të meta se çkam për shumë të tjerë më shumë të mira se çkam. Një gjë është e sigurtë unë jam këtu bashkë me ju jo për vete por për emrin tim për trashëgimninë më të rëndësishme që një baba u lë fëmijëve të vetë kujtimin e tij dhe natyrisht për të nderuar të gjithë ata që përpara meje qofshin të një gjaku si familje apo të një gjaku si shqiptarë qofshin të dy brezave më parë apo të disa brezave më parë kanë bërë të njëjtën gjë sepse kanë besuar në të njëjtën gjë dhe sigurisht në këtë botë ku shumëkush mendon se janë të gjithë njësoj janë ata që janë ndryshe nga të tjerët që bëjnë diferencën se po të mos ishin ata kjo botë sdo kishte ndryshuar kurrë.
Unë jam këtu bashkë me PS për ta ndryshuar këtë vend për të treguar me se s’bën se puna është ajo që vlen dhe se ato që sjell puna janë ato që mbeten. Në vetvete as unë askush këtu nuk jemi zgjedhja më e mirë e imagjinueshme, por në realitetin e jetës së përditshme, të më fanlni për modestinë por më të mirë se ne nuk ka, thjesht nuk ka është kaq e thjeshtë. Dhe të gjithëve duhet tu mjaftojnë ato që kanë parë në shkuarën ato që kanë provuar në të shkuarën që kanë jetuar në të shkuarën.
Janë shfaqur me një dhëndërr absurd përpara tu thonë jo, deri këtu jo shans tjetër për ju jo shans tjetër kur ndryshon vetëm kursi i këmbimit.Shans tjetër për të njëtën mungesë karakteri. Ne e dimë se nuk jemi të rënë nga qiell. Që kur jemi krijuar kemi pasur të parën PS jo me llafe me vepra. Sdo iu them natën e mirë. Paçi të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha”, tha Rama.