• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Për turpin e botës”! Rama sulmon sërish BE-në dhe zbulon detaje nga takimet në Turqi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Për turpin e botës”! Rama sulmon sërish BE-në dhe zbulon detaje nga takimet në Turqi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në vendin tonë janë shënuar mbi 5800 vdekje të shtuara në periudhën e pandemisë, ndryshe nga mesatarja shumëvjeçare e Shqipërisë për numrin e vdekjeve në vit.

Lidhur me këtë, Rama u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se qeveria nuk ka asnjë qëllim dhe asnjë të drejtë që të bëjë taktikë me shifrat.

“E para e punës qeveria nuk ka asnjë lloj qëllimi, asnjë lloj të drejte të bëjë taktikë me shifrat. S’ka taktikë me shifrat. Autoritetet shëndetësore publikojnë ekzaktësisht shifrat për të cilat kanë përgjegjësi. Çfarë është publikuar nga pikëpamja e Covidit është e lidhur me kartelat mjekësore. Nuk ka mundësi, nuk ka shans. Vdekjet që qeveria, që autoritetet shëndetësore publikojnë janë ekzakte dhe të lidhura me kartela mjekësore. Nuk mund të bëjë dot askush që merr ca vdekje këtu, shko andej. Kjo nuk ndodh në këtë shtet sa kohë jemi ne në krye. Më përpara ka ndodhur që të bëheshin rritjet ekonomike me dorë në zyrën e kryeministrit dhe të dilte rritja ekonomike dyshifrore se kështu thoshte Saliu. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet pa përjashtim ka një rritje të numrit të vdekjeve në tërësi. Që sigurisht nuk ka si të mos jetë e lidhur me periudhën e pandemisë, por jo domosdoshmërisht të gjitha ato vdekje lidhen drejtpërdrejt me Covidin. Efektet e pandemisë janë të shumta. E treta dhe e fundit, është e pasaktë ajo. Ne nuk jemi tek vendet me numrin më të ulët të vdekjeve të rritura, të gjithë kanë vdekje të rritura, por nuk jemi as tek vendet me rritjen më të lartë. I kam parë dhe i kam konsultuar tabelat dhe janë ndryshe”, tha Rama.

Më tej, kryeministri sulmoi sërish Bashkimin Evropian, teksa tha se është turpi i botës që la Shqipërinë pa vaksina.

“Për turpin e botës, ne që jemi m’u në mes të Evropës, BE na la jashtë. Ata bëjnë një lock-down, marrin paratë, dhe prapë depresioni që është në shumë nga ato vende nuk është këtu. Ne jemi vendi i dytë që kemi siguruar deri më tani vaksinimin masiv. Ne kemi sot në territor 280 mijë doza në dispozicion. Ndërkohë, kemi të siguruara 2.1 milionë doza. 1 milion i kemi të siguruara nga Kina, kemi 500 mijë me Pfizer dhe Covax. Do sjellim 500 mijë vaksina kineze brenda 3-4 javëve të ardhshme. Po presim 106 mijë doza nga Bashkimi Evropian, nga një instrument i ri, që ishalla po realizohet. Ne jemi në kushtet kur brenda majit të kemi vaksinuar gjysmë milioni njerëz”, u shpreh ai.

Ndërkohë, duke u ndalur te shifrat e larta të koronavirusit, Rama zbuloi detaje nga vizita e djeshme në Turqi, teksa tha se kjo ishte temë diskutimi mbrëmjen e kaluar me zyrtarë dhe ekspertë turq.

“Mbrëmë kemi pasur një diskutim në Turqi, e cila ka vaksinuar deri më tani 15 milionë njerëz me vaksinën kineze. Turqia këtë javë ka një rritje të konsiderueshme të numrit të vdekjeve nga koronavirusi, kjo pasi ekspertët atje e shpjegonin se ka një ulje-ngritje pesëjavore. Gjermania pati një moment konfuzioni të madh, pasi filluan t’iu kërcejnë numrat në lock-downin e madh të festave të fundvitit”, tha kryeministri.

Pas

Çfarë ndodhi? Ndërron jetë në spital i burgosuri në Korçë, i kishin mbetur dhe 4 vite dënim

Para

Krahasimi i Ramës: Që ta dini ju Tom Doshi është engjëll krahasur me Berishën dhe Metën

Para
Krahasimi i Ramës: Që ta dini ju Tom Doshi është engjëll krahasur me Berishën dhe Metën

Krahasimi i Ramës: Që ta dini ju Tom Doshi është engjëll krahasur me Berishën dhe Metën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar