• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Padia e PR/ Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Ministrinë e Shëndetësisë: Brenda një jave të rishikohet kohëzgjatja e kufizimeve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Padia e PR/ Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Ministrinë e Shëndetësisë: Brenda një jave të rishikohet kohëzgjatja e kufizimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka thënë fjalën e saj pas padisë së Partisë Republikane për të shfuqizuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë se ndalohen grumbullimet mbi 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore dhe ka kërkuar nga Komiteti i Ekspertëve që të rishikojë brenda një jave kohëzgjatjen e kufizimeve.

Gjykata vlerësoi se urdhri i MSHMS-së, në drejtim të caktimit të masave kufizuese pa afat, cenon standardet kushtetuese të nenit 17 të Kushtetutës duke kërkuar që  të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.

Vendimi i Manastirliut:

“1- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë;  2- Pika 4 e urdhrit nr. 351, datë 29.5.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19’, të ndryshuar, shfuqizohet;  3- Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19’, i ndryshuar”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c”, 134, pika 1, shkronja “gj”, dhe 132, pika2,të Kushtetutës, si dhe të neneve 72, 76, pikat1 dhe 4,dhe 81, pika3 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,

V E N D O S I:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
– Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 09.03.2021

Shpallur më 18.03.2021

Kujtojmë se Partia Republikane depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj.

Pas

Vendi i gjashtë në botë! Spanja legalizon eutanazinë

Para

Kamuflazhi perfekt! Nën petkun e shitësit të rrobave të përdorura, shqiptari ngre perandorinë e kokainës në Itali

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar