Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kostot e ndërtimit të banesave ranë në 3-mujorin e fundit 2020, por çmimet mbeten joelastike

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Kostot e ndërtimit të banesave ranë në 3-mujorin e fundit 2020, por çmimet mbeten joelastike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kostot në sektorin e ndërtimit, specifikisht banesave erdhën me ulje në tremujorin e katërt të vitit si rrjedhoje e çmimeve më të ulëta për materialet e ndërtimit dhe për makineritë.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2020 arriti 104 % duke shënuar ulje me 0,1 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019.

Indeksi i grupit “Kosto të tjera” shënoi rritje vjetore me 1,6 %, ndjekur nga indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” me 0,8 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga” me 2,1 %, “Shpenzime materiale” me 0,8 % dhe “Shpenzime transporti” me 0,7 %.

Në tremujorin e katërt 2020 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, rritje kanë shënuar grupet, “Shpenzime makinerie” me 0,7 %, “Kosto të tjera” me 0,3 %, “Shpenzime materiale” me 0,2 %, dhe “Shpenzime për paga” me 0,1 %. Ndërsa, ulje ka shënuar grupi “Shpenzime transporti” me 0,8 %.

Pavarësisht se kostot në ndërtim kanë qëndruar në vendnumëro, çmimet janë rritur me ritme të shpejta vitet e fundit. Banka e Shqipërisë, e cila mati ndryshimin e çmimeve të banesave nëpërmjet indeksit Fischer në 6 mujorin e parë 2020, vërejti se çmimet në rang vendi pësuan rritje vjetore me 4.9% në ketë periudhë dhe 40% në krahasim me nivelin e periudhës bazë (viti 2013).

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për Tiranën, çmimet e banesave pësuan rritje vjetore +6.5% në gjashtëmujorin e parë 2020 dhe +43.4 në raport me vitin 2013.

Për gjashtëmujorin e dytë 2020 agjentët kishin parashikuar çmimet do të shënonin vlera pozitive rritjeje. Agjentët raportojnë kërkesë në rritje për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare. Në linjë me rritjen e kërkesës, agjentët raportojnë rritje të çmimeve të qirasë. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës

INSTAT i mat kostot e ndërtimit në banesa në një shportë që përbehet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 166 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 94 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës./Monitor/

Pas

Tërmet i fuqishëm 7.3 ballë/ Lëkundet toka

Para

Nuk dëshironte të shkonte në shkollë/ 17-vjeçari v*et pa mëshirë prindërit dhe motrën e mitur

Para
Nuk dëshironte të shkonte në shkollë/ 17-vjeçari v*et pa mëshirë prindërit dhe motrën e mitur

Nuk dëshironte të shkonte në shkollë/ 17-vjeçari v*et pa mëshirë prindërit dhe motrën e mitur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Siguria ekonomike në epokën e sotme

Stiglitz, globalizimi po zëvendësohet nga logjika e “fuqisë dhe frikës ekonomike”

nga Fast News
10:16 | 16/06/2026
0

Remitancat: Më shumë se para. Një lidhje që bashkon shqiptarët kudo që janë

Remitancat: Më shumë se para. Një lidhje që bashkon shqiptarët kudo që janë

nga Fast News
10:12 | 16/06/2026
0

Kokteji pihet me këpucë, Kupa e Botës bëhet gotë birre

Kokteji pihet me këpucë, Kupa e Botës bëhet gotë birre

nga Fast News
09:15 | 16/06/2026
0

A duhet t’i besoni instinktit tuaj?

A duhet t’i besoni instinktit tuaj?

nga Fast News
08:45 | 16/06/2026
0

Recent News

Siguria ekonomike në epokën e sotme

Stiglitz, globalizimi po zëvendësohet nga logjika e “fuqisë dhe frikës ekonomike”

10:16 | 16/06/2026
Remitancat: Më shumë se para. Një lidhje që bashkon shqiptarët kudo që janë

Remitancat: Më shumë se para. Një lidhje që bashkon shqiptarët kudo që janë

10:12 | 16/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora