Ndonëse jemi disa javë larg nga zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Grida Duma vazhdon takimet me qytetarët. Gjatë ditës së sotme, ka shkuar në familjen e zonjës Bukurie.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ish-deputetja e PD tregon se zonja e shtëpisë, nuk e ka lënë të largohet pa provuar gatimet e saj.
Edhe Grida Duma nuk e ka zhgënjyer, duke i shërbyer vetë vetes dhe ka provuar ushqimet e zonjës Bukurie.
Postimi i Grida Dumës:
“Nuk ke për të ik pa e provu çfarë kam bërë” – kështu më tha Bukuria.
“Do ta provoj se sben” – i thashë “dhe do ta marr vetë e do ulem aty”.
“Shyqyr që na mbushët shtëpinë se të tre fëmijët i kam jashtë!”
U largova me ndjesitë më të bukura!