Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, ishte konkurrent në edicionin e festivalit të “Sanremo”-s, ku për 3 netë me radhë mbajti vendin e parë në klasifikim.
Ai ka bërë një lidhje live në “Instagram”, ku komentoi kritikat pozitive dhe ato negative që ka marrë ditët e fundit. Ai u ndal edhe tek komentet të tipit “të kthehej në vendin e tij”.
Këngëtari i njohur i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me fjalët e tij. Ai u shpreh se “nëse do të dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga vij unë, do ndiheshit krenar, njësoj si unë”.
“Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”, përfundoi Meta.