• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E pranova pa hezitim”, Benet Beçi i treti në Shkodër: Përgjegjësi e madhe

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“E pranova pa hezitim”, Benet Beçi i treti në Shkodër: Përgjegjësi e madhe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administratori i KESH, Benet Beçi në listën e PS është renditur i treti në garën për deputet në Shkodër. Beçi përmes një reagimi thotë se ka pranuar pa hezitim këtë ofertë dhe se do të punojë siç ka punuar me përkushtim deri më tani në funksionet që ka pasur.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Beçi thotë se kjo është një përgjegjësi e madhe, por sfidave të tilla nuk i trembet kurrë. Për të, suksesi më i madh është familja e tij.

Shënimi i plotë

Siç tashmë jeni në dijeni, unë do të jem kandidati i tretë në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Dua t’ju them që në fillim se e kam pranuar pa hezitim ftesën e kryeministrit Rama dhe i jam përzemërsisht falenderues e mirënjohës.

Suksesi im në këto vite të gjata pune në drejtimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e gjatë dy viteve të fundit edhe i KESH SHA, lidhet drejtpërdrejtë me kontributin e secilit koleg e bashkëpunëtorë në realizimin e qindra projekteve për zhvillimin e vendit në disa dimensione. Ndaj mundësia për të kontribuar përmes këtij rrugëtimi e pozicioni të ri, në fakt është vlerësim edhe për ekipin me të cilin kam punuar. I jam falenderues secilit prej tyre. E kam pranuar këtë mundësi të re kontributi duke besuar se njerëzit e orientuar drejt punës e rezultateve munden e do ta çojnë përpara këtë qark. Jam i vetdijshëm që përgjegjësia do të jetë tashmë edhe më e madhe, e di që kjo kërkon shumë punë e përkushtim, por këto gjëra nuk më kanë trembur kurrë.

Gjërat bëhen më të thjeshta kur motivuesit e mbështetësit më të sinqertë i ke në familje, ndaj që sot, në këtë komunikim të pare si kandidat për deputet, dua të falenderoj publikisht Fitoren, Edenjën dhe Edonin. Ju jeni suksesi im më i madh!

Do të kemi mundësi me u taku, me folë e me debatu drejtpërdrejtë apo edhe përmes teknologjisë në këtë periudhë prezantimi e fushate, me secilin prej jush që dëshiron t’i bashkohet apo ta kundërshtojë me argument programin tim për qarkun e Shkodrës e veçanërisht për qytetin. Sot dua t’ju them të gjithëve se mund të ketë shumë gjëra që i mendojmë ndryshe, por dashurinë për qytetin dhe dëshirën me e pa sa më shpejt të zhvilluar ashtu siç i takon me qenë e kemi të përbashkët.

Në fund, po në fakt të parit që i detyrohem, dua t’i them faleminderit babës tim, Bahrisë, që këtë qytet e mban në zemër. Do bëj çmosin të kontribuoj, në një tjëtër fushë, por me të njëjtin dinjitet, sic bën ai prej gjithmonë!

Pas

Pse munguat në listën e PD? Budina: S’ju futa kauzës së TK për të qënë në Parlament

Para

Në listën e deputetëve/ Toni Gogu jep dorëheqjen nga posti i prefektit

Para
Në listën e deputetëve/ Toni Gogu jep dorëheqjen nga posti i prefektit

Në listën e deputetëve/ Toni Gogu jep dorëheqjen nga posti i prefektit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar