Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo ditën e sotme pranoi ofertën e kryeministrit Edi Rama për t’iu bashkuar Partisë Socialiste dhe për të kandiduar në zgjedhjet e muajit prill.
Në lidhje me këtë ngjarje pati shumë reagime në rrjete sociale, por jo vetëm. Opozita nuk e priti aspak mirë kandidimin e profesoreshës Bozo nën siglën e Partisë Socialiste.
Mirëpo, themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar demokratët dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Demokratët s’duan burrnesha si Luljeta, por gra si Lulzimi”, shkroi Spahiu në rrjetet sociale.