• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Deklarata e Luljeta Bozos për komunizmin, vjen reagimi i pedagoges së njohur: Nuk është model për brezin e ri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Deklarata e Luljeta Bozos për komunizmin, vjen reagimi i pedagoges së njohur: Nuk është model për brezin e ri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Inxhinierja Luljeta Bozo e cila kandidon e para si deputete në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh se sistemi komunist në Shqipëri ka patur më shumë anë pozitive se negative.

Menjëherë këto fjalë sollën një reagim shumë të madh në rradhët e opinionit publik.

Një nga zërat që pozicionohet kundër deklaratës së  inxhinieres 78-vjeçare është pedagogia e njohur Jonila Godole, duke kërkuar dhe një sqarim.

Profesoresha e Fakultetit të Histori-Filologjisë në UT kërkon dhe reagimin e Partisë Socialiste për deklaratën që e quan të pavend.

Godole sjell në kujtesë rezolutat që janë miratuar nga parlamenti e që pohojnë krimet makabre të sistemit dhe mungesën e lirisë.

“Më e pakta që ajo mund të bënte është të kërkojë ndjesë publike për glorifikim të një regjimi që vrau, burgosi mijëra burra e gra, dhe internoi e persekutoi mijëra familje për gjysmë shekulli. Para kësaj panorame vrastare sistematike, gjithë ‘sukseset’ e tjera janë të papërfillshme. Ky nuk është modeli i përfaqësuesit të shtetit që mund t‘i ofrojmë brezit të ri dhe shoqërisë shqiptare”, shkruan Godole.

Ajo shton se deklarata e kandidates për deputete, në një kontekst të ngjashëm në një shtet demokratik perëndimor, në mos do të sillte pasoja deri edhe ligjore për këdo që relativizon apo glorifikon publikisht krimet e diktaturës, do të përballej me kritikë të prerë nga ana e një partie që operon mbi vlera demokratike.

“Sepse nuk mjafton vetëm që lista të ketë kandidatë të pastër, të parrokuptuar dhe pa lidhje kriminale, por edhe që ata të mos glorifikojnë e justifikojnë krimet e regjimit të djeshëm. Kush mbyll sytë para krimit të djeshëm, nuk e ka për gjë të justifikojë të sotmin. Përndryshe çdo premtim për pastërti figure është demagogji”, përfundon Godole.

(Në fotot më poshtë, reagimi i plotë)

 

Pas

Dalin për herë të parë pamjet/ Ekzekutimi i Behar Sofisë, si e ndoqi autori biznesmenin para se ti merrte jetën

Para

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? 

Para
Xhensila tërheq vëmendjen me tatuazhin e saj të fundit, kuptimi i tij është mjaft i veçantë

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë? 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar