Që nga dita e hënë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet i shtruar në spital.
Sipas burimeve për pak kohë ai nuk do të marrë pjesë as në aktivitetet politike, por dhe në ato sportive.
Lajmin e ka konfirmuar dhe agjencia e lajmeve Reuters, e cila bën me dije se është ende e paqartë se përse miliarderi 84-vjeçar ndodhet i shtruar në spital.
Ndërkohë mësohet se manjati mediatik nuk ka asgjë serioze dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Megjithatë, Berlusconi nuk do të jetë i pranishëm në një seancë gjyqësore këtë të mërkurë, në të cilën ai është i thirrur.