• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

A ka faj taksimi tek largimi i trurit jashtë vendit?

nga Fast News
4 years më parë
në Ekonomi
0
A ka faj taksimi tek largimi i trurit jashtë vendit?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Analizë nga Elton Haxhi, ish zv.ministër i Financave

Dëgjojmë shpesh në debate publike që Shqipëria vuan më tepër se vendet e rajonit largimin e trurit jashtë vendit dhe fajin midis të tjerave e ka taksimi progresiv dhe niveli i larte i barrës fiskale mbi punësimin. Kemi dëgjuar edhe që investitorët e huaj shkojnë në vendet e tjera të rajonit sepse ne taksojmë më shume së ata punësimin duke rritur kostot e personelit per biznesin.

Duke qenë se shpesh merren si shembull vendet e rajonit per taksat e ulëta që na konkurrojnë, në grafikun më poshtë janë krahasuar 3 konkurrentet kryesore rajonal duke analizuar taksimin dhe sigurimet mbi pagat të cilat rëndojnë mbi punëmarrësin dhe punëdhënësin. Jo vetëm kaq por këto vende trajtojnë fiskalisht njëlloj si pagat edhe të ardhurat nga vetë-punësimi, fermerët dhe royalties kurse ne ose i kemi përjashtuar nga tatimi ose i taksojmë vetëm 15%. Pra ne kemi krijuar hapësira ligjore (me dashje ose nga padija) qe çdo punonjës të shndërrohet në të vetë-punësuar dhe mos paguaje tatime duke kursyer edhe sigurimet e punëdhënësit. Por kjo veçori nuk është përfshire në këtë analizë.

Për analizë kemi marrë ngarkesën fiskale mbi pagën mesatare, 2-fishin e pagës mesatare dhe 4-fishin e pagës mesatare të çdo vendi.

Siç mund te shihet Shqipëria ka ngarkesën më të ulët fiskale në tërësi. Gjithashtu duke pasur një nivel maksimal të ulët për llogaritjen e sigurimeve shoqërore politika fiskale shqiptare sillet në mënyre regresive duke filluar nga paga mbi 1.075€/muaj. Kjo është edhe një nga arsyet përse skema jonë e sigurimeve është deficitare. Ndërsa vendet e tjera vazhdojnë progresivitetin: Maqedonia deri 9.370 €/muaj, Mali i Zi deri 4.440 €/muaj, dhe Serbia pa limit, duke taksuar trurin. Kudo që shkon truri jonë me siguri taksohet shumë më tepër se këtu. Serbia mban rekordin rajonal per nivelin e larte dhe per progresivitetin e ngarkesës fiskale, pasuar nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër paga mesatare në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Kjo ndikon edhe tek paga neto që një punonjës në Shqipëri çon në familje, e cila për secilën nga nivelet e pagave më sipër, është mesatarisht sa 95% e asaj në Maqedoninë e Veriut, 58% e asaj në Malin e Zi dhe 60% e asaj në Serbi.

E pra, nuk është taksimi shqiptar fajtor per ikjen e trurit jashtë vendit por është paga e ulet dhe faktorë te tjerë si psh. zbatimi i ligjit, prona, dhe shërbimet publike.

Shërbimet publike përveç problemeve me eficencën, vuajnë edhe nga një buxhet i ulët (psh. buxheti për shëndetësi përpara pandemisë në Shqipëri ishte rreth 6,2% e PBB-s, kurse në Serbi 9,1%). Buxheti është i ulet sepse të ardhurat tatimore në raport me PBB janë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit. Te ardhurat tatimore janë të ulëta sepse barra fiskale është e ulët dhe sepse informaliteti është i larte (1/3 informal në Shqipëri kundrejt 1/5 ne Serbi). Por informaliteti i larte nuk vjen si shkak te barres fiskale pasi sic mund te shihet me sipër ajo nuk është e larte.

Pra, duke përjashtuar pagat e ulëta dhe gjithë faktorët e tjerë, taksimi i ulet dhe përjashtimet e panumërta nga taksat janë fajtor per largimin e trurit jashtë vendit.

Nëse një force politike premton që do rrisë pagat dhe pensionet, ndihmën sociale, buxhetin për shëndetësi dhe arsim, apo përmirëson gjithë shërbimet publike në tërësi, ajo do ketë gjithë mbështetjen të kërkojë heqjen e përjashtimeve dhe rritje taksash duke siguruar gjithmonë transparencën, neutralitetin dhe barazinë e tyre. Kështu rritet edhe morali i taksave.

Por nëse një forcë politike premton të gjitha këto më sipër por nga ana tjetër premton uljen e taksave (sepse nuk ka besim tek roli i shtetit qe ajo vetë do drejtojë) ath. ajo bëhet e pabesueshme në premtimet e saj dhe nuk bën gjë tjetër veçse dëmton rëndë moralin e taksave.

Pas

Credins bank gjithmonë në mbështetje të artit dhe artistëve

Para

Bluzat e bardha në zi/ Humbje e madhe, virusi i merr jetën parakohe infermieres së qytetit

Para
Bluzat e bardha në zi/ Humbje e madhe, virusi i merr jetën parakohe infermieres së qytetit

Bluzat e bardha në zi/ Humbje e madhe, virusi i merr jetën parakohe infermieres së qytetit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar