• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

A janë prekur më shumë nga virusi emigrantët në Gjermani? Ja çfarë shkruajnë mediat

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
A janë prekur më shumë nga virusi emigrantët në Gjermani? Ja  çfarë shkruajnë mediat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Disa media në Gjermani raportojnë se emigrantët e minoritetet sëmuren më dendur me C ovid-19. Mjekë të tjerë i quajnë këto deklarata raciste. Ndërsa disa ekspertë sjellin argumente, shkruan Auron Dodi.

Janë në fakt kryesisht media me drejtim të qartë të djathtë politik, ato që e përhapën këtë javë lajmin për emigrantët e sëmurë me koronavirus. Ndër to janë gazeta bulevardeske Bild-Zeitung dhe revista Focus, të cilat shpesh kujdesen pak për maturinë që ka qeveria në përhapjen e lajmeve, që mund të ushqejnë paragjykime për të huajt.

Austria dhe Çekia i deklarojnë publikisht shifrat për pjesëtarët e minoriteteve të sëmurë me C ovid-19, shkruan revista Focus. Pra pse të mos e bëjë edhe Gjermania? Por kjo revistë harron se ato janë vende më të vogla dhe me përbërje dhe balancë tjetër sociale nga Gjermania.

Revista Focus citon ndër të tjera një mjek që mbetet anonim. Ai thotë se pjesa më e madhe e pacientëve nën terapi janë pacientë si me origjinë turke, ashtu edhe nga shumë pjesë të Ballkanit. Kjo vlen sidomos për kulmin e fazës së dytë të pandemisë.

Revista Focus tërheq vëmendjen që kjo situatë ndodh megjithëse aplikacioni paralajmërues për Coronan ekziston edhe në gjuhë komunitetesh: si në gjuhët turke, arabe dhe shqipe. Dhe megjithëse qeveria gjermane dhe klinikat kanë shpërndarë material informues në gjuhët e komuniteteve. Por lajmin për emigrantët dhe komunitetet e trajtoi të enjten, në mënyrë të balancuar, edhe ZDF, televizion publik gjerman me tendencë konservatore.

 

Lajmi për emigrantët e sëmurë bazohet në tregime mjekësh
Pyetja që shtrohet është se ku bazohen argumentat e ekspertëve se C ovid-19 ka goditur më fort persona me origjinë migrantësh, kur në Gjermani nuk ka shifra për këtë. Për Gjermaninë ky lajm bazohet në përshtypje dhe tregime mjekësh. Këtë ia tha stacionit gjerman ZDF edhe një përfaqësues i Shoqatës Ndërsiplinore Gjermane të Mjekësisë Intensive (Divi). Ai tha se as nuk njeh ndonjë organizatë në Gjermani, që të regjistrojë për pacientët e kujdesit intensiv në spitale të dhëna të tilla. Pra se cili nga të sëmurët është me origjinë emigrantësh apo cili ka pengesa gjuhësore.

 

ZDF citon të enjten me emër shefin e një klinike mushkërish. Atë e kanë informuar kolegët e tij se pacientë me C ovid, me origjinë emigrantësh përbëjnë 50 deri 90 përqind të pacientëve që kanë ata. Por edhe përshtypja e mjekut që flet për klinikën e tij e mbështet këtë. Ndërsa sipas Bild-Zeitung kryemjekët e spitaleve kanë informuar në një bisedë informale për këto rrethana edhe shefin e Institutit-Robert-Koch, Wieler.

Fenomen i vendeve më të pasura: Emigrantët të goditur nga C ovid-19

Por edhe specialistë e besojnë që personat me origjinë emigrantësh janë të prekur në mënyrë mbiproporcionale nga C ovid-19. Ata e besojnë këtë, për disa arsye.

Së pari, sepse persona me origjinë emigranti punojnë më shpesh në profesione, ku rreziku që ta marrin virusin është më i madh. P.sh. në Gjermani ata punojnë në mënyrë mbiproporcianale në përkujdesjen shëndetësore dhe në shëndetësi.

Së dyti, kultura shëndetësore dhe njohuritë te shumë njerëz me origjinë emigrantësh janë jo optimale. Edhe për shkak të gjuhës, ata nuk marrin informacione serioze. Veç kësaj, dezinformimi që marrin ndonjëherë nga atdheu i tyre, se p.sh. C ovid-19 nuk është kaq i tmerrshëm sa e bëjnë, shton çoroditjen. Disa të huaj bëhen fatalisht edhe pre e teorive konspirative dhe marrin një qëndrim krejtësisht bllokues ndaj informacioneve shtetërore për virusin.

Së treti, përcjelljen e virusit e lehtëson varfëria dhe kushtet e jetesës të një pjese të personave me origjinë emigrantësh.

Sipas OECD-së, në shumë shtete me të ardhura të larta për frymë kemi të njëjtën gjendje. Faktorë që e nxisin përhapjen e virusit tek migrantët, sipas OECD-së, janë banimi i shumë vetëve nën një çati, apo përdorimi i dendur i transportit publik. Po edhe pamundësia e shumë pjesëtarëve të minoriteteve për të punuar në shtëpi. Ose për të ruajtur distancën sociale, si në gastronomi apo në therrtoret e mishit. Edhe qeveria britanike bëri vjet një studim për këtë fenomen. Dhe arriti në përfundimin se rreziku i humbjes së jetës, te minoritetet, është 50 përqind më i lartë se te britanikët e bardhë.

Shkaqet për mosregjistrimin e veçantë të emigrantëve të sëmurë
Në Gjermani të dhëna të sakta për emigrantë të sëmurë me koronavirus nuk mblidhen, edhe sepse ekziston rreziku që ato të përgjithësohen në mënyrë të padrejtë nga qarqe të interesuara. P.sh. për të thënë se janë të huajt ata që e përhapin pandeminë.

Kjo do të ishte madje një temë e mirëpritur për protestuesit kundër qeverisë, meqenëse sipas tyre virusi nuk ekziston dhe masat kufizuese të qeverisë janë të gabuara. Dihet se një pjesë e këtyre protestuesve, më parë kanë demonstruar kundër migrantëve.

Edhe lajmin e fundit, Partia ultra e djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, e komentoi menjëherë. AfD shkroi në Twitter se për qeverinë kishte “më shumë rëndësi” të thoshte se “modeli multikulturor ka sukses, se sa të luftojë koronavirusin”.

Nga ana tjetër, mjekë të njohur në Gjermani i quajtën për ZDF raciste deklaratat e mjekëve për emigrantët e sëmurë me koronavirus. Ata thonë se ka edhe shumë gjermanë, që nuk janë të informuar si duhet. Dhe është e gabuar të tregohet me gisht një grup i popullatës. Virusi duhet të luftohet nga të gjithë bashkë. Këta mjekë kërkojnë që të rriten fushatat informuese në komunitete, veç informacioneve që qeveria gjermane i ofron tashmë në gjuhët e komuniteteve./DW/

Pas

Tragjedi në Rubik/ Shuhet një familje e tërë nga virusi, ndërrojnë jetë prindërit dhe djali i vetëm

Para

“Mu zhduk, mu hiq sysh” Çani revoltohet në studio, ja çfarë e nxehu moderatorin: Ka mundësi të largohesh

Para
“Mu zhduk, mu hiq sysh” Çani revoltohet në studio, ja çfarë e nxehu moderatorin: Ka mundësi të largohesh

“Mu zhduk, mu hiq sysh” Çani revoltohet në studio, ja çfarë e nxehu moderatorin: Ka mundësi të largohesh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar