• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të bëhet vaksina në stadium, s’kam parë” Analisti përplaset me zv.ministren: Ka shumë gjëra që nuk besojmë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Të bëhet vaksina në stadium, s’kam parë” Analisti përplaset me zv.ministren: Ka shumë gjëra që nuk besojmë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka sulmuar mbrëmjen e sotme qeverinë në lidhje me vaksinat anti-C OVID19.

Ai deklaroi në programin “Real Story” se nuk u bë aspak transparencë për mënyrën sesi u futën në Shqipëri.

Gjithashtu Lubonja shtoi se jemi i vetmi vend, që po i injektojmë vaksinat në ambjentet e një stadiumi.

Por në lidhje me këtë temë, ka replikuar dhe zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini.

Ajo tha se vaksinimi nisi i centralizuar në stadium, pasi ishin pak doza por dhe për faktin se është në ambient të hapur.



Sipas saj me shtimin e dozave, do të ketë përvijim dhe me Vlorën e Shkodrën.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Tani po fajësojmë shumë BE për të gjitha gjërat që s’na erdhën ne vaksinat, ndërkohë që nuk po vështrojmë përgjegjësitë që kemi ne, që këto vaksina të mund të na vinin të sigurt dhe jo siç erdhën, që s’i morëm vesh. Nuk mundet përgjegjësitë tona, që janë shumë të mëdha, t’i mbulojmë me këtë vështirësi që ka gjithë bota. Ne jemi në fund fare, jemi lënë në imunitetin e tufës. Kur erdhën vaksinat e famshme të parat, shpejtësia me të cilën ato u injektuan ishte aq e ngadaltë, sa ndjeva që ne nuk jemi të përgatitur, nëse vijnë më shumë. Nuk ka transparencë nga ana e qeverisë sonë për të kuptuar përgjegjësinë tonë. Nëse jemi shtet, duhet të kemi kontrolle ndaj këtyre vaksinave që hyjnë, ndryshe jemi katandisur këtu ku jemi. Edhe bota është përpara të panjohurash e të papriturash përpara këtij virusi.

Tomini: Sasia e parë e vaksinave vërtet nisi me një proces të ngadaltë, por vetë sasia e ardhur ishte e limituar. Aplikimi në pikën qendrore bëhet për efekt të sasisë së vaksinave, që kanë ardhur në dy pjesë.

Lubonja: Nuk kam parë ndonjë vend që të bëhen vaksinat në stadium. Pashë në Turqi ku njerëzit shkonin në spital dhe kishte dhoma ku ata vaksinoheshin, dhe dhoma për të pritur nëse do të kishte reaksion. Por të shkosh të bësh vaksina në stadium, mua më la përshtypjen… Nuk kam parë në Evropë të bëhen vaksina në stadiume.

Tomini: Një saktësim, është filluar një vaksinim i centralizuar, te stadiumi, duke përvijuar me hapësira të tjera. Kemi zgjedhur ambiente të hapura, ku të ketë shumë poste vaksinimi. Kemi dhoma në çdo qendër shëndetësore për aplikimin e vaksinave rutinë, por që nuk kanë lidhje me situatën e pandemisë. Në kapacitete stoku të vaksinës, sigurisht që do të përvijohet me Vlorën e Shkodrën dhe më pas me vaksinimin kapilar. Përsa i përket ruajtjes së vaksinës, qeveria ka mundësuar frigoriferët me minus 80 gradë tek ISHP. Sa i përket logjistikës, aftësisë për vaksinim, janë kryer të gjithë trajnimet, në tre pika të centralizuara, duke përvijuar me trajnime kaskadë. Kapacitetet për vaksinën në minus 70-80 gradë janë 250 doza.

Lubonja: Nuk u tregua as nga erdhën vaksinat, as certifikata nga ka dalë. Ka shumë gjëra që na bëjnë të mos besojmë. Edhe domatet kur vijnë nga jashtë tregohet nga ka ardhur, apo një kuti konservash. Si ka mundësi që ato vaksina erdhën pa u treguar asgjë dhe u injektuan te njerëzit. Megjithatë, këtu do jemi, do ta shohim.

Pas

Rama e mbajti sekret/ Gazetari e thotë hapur: Ky është shteti që i dha Shqipërisë dozat e para të vaksinës

Para

Nuk kanë fund telashet për Tean/ Pasi iu zbulua lidhja me Beartin, i ndodh sërish e papritura

Para
Nuk kanë fund telashet për Tean/ Pasi iu zbulua lidhja me Beartin, i ndodh sërish e papritura

Nuk kanë fund telashet për Tean/ Pasi iu zbulua lidhja me Beartin, i ndodh sërish e papritura

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Recent News

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

12:16 | 14/12/2025
Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

12:10 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar