• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si të përdorni sodën e bukës për pastrimin e bajameve dhe fytit të infektuar

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Si të përdorni sodën e bukës për pastrimin e bajameve dhe fytit të infektuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve.

Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.

Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur dhe të ftohurës.

Sipas të dhënave bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat.

Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve.

Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit.

Ekspertët nuk përjashtojnë as humbjen e dëgjimit, vështirësi në të folur, dhimbje të veshit dhe erë të keqe të gojës.

Si Të Përdorni Sodën Për Shërimin E Bajameve

Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme.

Pikërisht sipas traditës së gjysheve, ju mjafton të keni një copë nape ose garze sterile ta njomni me pak ujë të ftohtë ta lyeni me sodë buke dhe me të, të pastroni bajamet ose fytin nga pjesa e brendshme.

Është paksa e sikletshme por rezultati i pastrimit të bajameve dhe fytit nga infeksionet apo qelbëzimi është shumë i efektshëm.

Edhe gargara me sodë buke është një ndër trajtimet më të rëndësishme për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët.

Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke.

Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet.

Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Të Tjera Metoda Natyrale

Mjaltë Me Hudhër

Për këtë trajtim ju nevojiten një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbinj hudhër të shtypur fort.

Ato duhen përzier në 250 ml ujë.

Kjo tretësirë duhet pirë 3 deri në 4 herë në ditë për 4 ditë me rradhë.

Në fillim duhet të pini gjysmën e gotës së lëngut dhe më pas të hani grimcat e mbetura në fund të gotës.

Hudhra ju mbron me efikasitet ndaj infeksioneve dhe zbut enjtjen e bajameve.

Borzilok Dhe Limon

Zieni 10 deri në 12 gjethe borziloku në rreth 400 ml ujë.

Lërini të ziejnë për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni lëngun e një limoni, një lugë çaji me mjaltë dhe 2 gramë piper të zi.

Kjo kurë duhet pirë tre herë në ditë për 2 deri në 3 ditë.

Kripë Dhe Piper Të Zi

Piperi i zi shpërbën me efikasitet sekrecionet dhe largon infeksionet.

Sipas informacioneve, kripa shërben si disinfektues ndërsa limoni lufton bakteret.

Në një tenxhere hidhni 250 ml ujë, shtoni një lugë gjelle me lëng limoni, një lugë çaji me piper kokërr dhe një majë luge çaji me kripë.

Pasi të kenë zier së bashku për 5 minuta, kullojeni çajin dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë.

Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë, çdo ditë deri sa bajamet të shërohen plotësisht.

Një tjetër çaj i rekomandueshëm për shëndetin e bajameve është edhe ai me xhenxhefil, mjaltë dhe limon.

Ky çaj lufton bakteret, inflamacionin dhe rrit rezistencën e trupit ndaj këtij problemi./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

 

 

Pas

E rëndë/ Virusi i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri (EMRI)

Para

“Ky Edvini s’është ai i PS, po i PD” Rama i ‘qepet keq’ Bashës, ja foto më e fundit që nxjerr

Para
“Ky Edvini s’është ai i PS, po i PD”  Rama i ‘qepet keq’ Bashës, ja foto më e fundit që nxjerr

“Ky Edvini s’është ai i PS, po i PD” Rama i ‘qepet keq’ Bashës, ja foto më e fundit që nxjerr

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar