Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Presidenti i 7 mëkateve” Nano sulmon ashpër Metën: Është përfitues i madh, nuk kam asnjë kontakt

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Presidenti i 7 mëkateve” Nano sulmon ashpër Metën: Është përfitues i madh, nuk kam asnjë kontakt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në intervistën e tij sot në mbrëmje ish-kryeministri Fatos Nano ka sulmuar ashpër presidentin aktual Ilir Meta.

Ai është shprehur se Kreu i Shtetit është për të politikani që ka pjesën më të madhe të 7 mëkateve në Bibël, si ligësia apo grykësia.

Nano tha në “Opinion” se Meta është dhe personi që ka përfituar më shumë nga mbështetja e tij, duke filluar nga FRESSH e deri te qeveria e fundit.

Ish-kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka asnjë komunikim me të dhe se presidenti nuk i mungon.

PJESE NGA INTERVISTA

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Blendi Fevziu: Një nga personazhet e tjerë që ka dalë, është një nga produktet tuaja, edhe pse ai ka pasur një karrierë të vetën, është Ilir Meta. Kur e pyet ai thotë se ka një raport normal me Fatos Nanon, në  fakt çfarë raporti keni dhe si e gjykoni atë tani?

Fatos Nano: Ta nis nga fundi, nuk kam asnjë raport sot. As fizik asgjë.

Blendi Fevziu: As kontakte, as jepni dhe merrni mesazhe.

Fatos Nano: Fare. Dhe nuk më mungon.

Blendi Fevziu: Në ç’kuptim nuk iu mungon?

Fatos Nano: Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time.

Blendi Fevziu: Edhe të kontributit të tij se ka pasur një peshë jo të vogël në PS.

Fatos Nano: Unë thash nga ata që kam mbështetur, nuk është thash se është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa. Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’. Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.

Blendi Fevziu: Pse u prishët sërish?

Fatos Nano: Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.

Blendi Fevziu: Cili ishte plani B i Metës?

Fatos Nano: Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.

Blendi Fevziu: Po si President si e gjykoni.

Fatos Nano: Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm.

Blendi Fevziu: Është Presidenti i sotëm?

Fatos Nano: Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…

Blendi Fevziu: E thoni këtë se ai u largoi përfundimisht nga politika?

Fatos Nano: Jo. E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë.

Pas

“Kisha nevojë për një rebel” Nano zbulon si e ftoi Ramën në politikë: Brodhëm një natë rrugëve të Parisit

Para

“E morën në qafë” Fatos Nano kujton historinë e së motrës: Ra në dashuri dhe u martua me një djalë

Para
“E morën në qafë” Fatos Nano kujton historinë e së motrës: Ra në dashuri dhe u martua me një djalë

“E morën në qafë” Fatos Nano kujton historinë e së motrës: Ra në dashuri dhe u martua me një djalë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora