• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Në raste të tilla ngelesh vetëm” Fatos Nano rrëfen dy momentet më të vështira si kryeministër

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Në raste të tilla ngelesh vetëm” Fatos Nano rrëfen dy momentet më të vështira si kryeministër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Fatos Nano në daljen e tij pas 10 vitesh në ekran ka treguar dhe momentet më të vështira gjatë detyrës së tij.

Në programin “Opinion”, ai ka rrëfyer se si është arritur të ndalet një përpjekje për të shpërthyer burgun e Tiranës në mars të 1998.

Ai ka shtuar gjithashtu se në momentet e vendimeve më të vështira, liderët mbeten vetëm.

Fevziu: Në intervistën me Kryeministrin më tha që me Nanon kam një raport të mirë edhe për faktin, që ai është i vetmi që e di sa i vetmuar është të jesh në zyrën e Kryeministrit. Ju keni marr disa vendime shumë më të rëndësishme se sa kryeministri i sotëm dhe shumë kryeministra të tjerë, për arsye të momenteve historike që keni drejtuar qeverinë. Është e vërtetë që kur je në zyrën e Kryeministrit edhe pse je i rrethuar nga shumë njerëz vendimet duhet t’i marrësh i vetëm?

Nano: Në thelb është e vërtetë, sepse Kryeministri ose drejtuesi i një maxhorance qeverisëse, ka barrën dhe peshën e sëpatës së fundit. Sado të konsultohesh, sado të jesh i hapur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve vendimin e fundit e jep vetë. Ndërkohë askush nga të tjerët nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës, që ai e ka gjetur zgjidhjen, sepse nuk e ndjen përgjegjësinë e liderit. Në momentin e fundit do ta ndash vetë rëndësinë e veprimit, thellësinë e shtrirjes dhe impaktin.

Fevziu: Ka patur vendime të vështiraa?

Nano: Pa dyshim.

Fevziu: Kujton ndonjërin?

Nano: Janë dy llojesh. Unë kam qenë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë deri në 2005, pothuajse çdo 4 vjet. Që do të thotë 2-3 herët e para unë nuk kam arritur të shpalos programin, ishin kohë emergjencash, ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë më pak operuese , ishte agresive.  Dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në Mars ‘98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët. Do thuash kur ngele vetëm?

Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.

Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonat me Ndrekën, Ndreka më thotë: Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.

Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë diversioni pozitive në mes të të rebeluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthen FNSH nga Shkodra.

Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën.  Në raste të tilla ngelesh vetëm. Nivelin e  përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër.

Pas

“Hoqën të mbathurat, nxorrën…” Habit Fatos Nano: Më përjashtuan kur isha në vit të dytë gjimnaz

Para

“Rama ka një fallxhore në Greqi” Ish-deputeti bën deklaratën e fortë: Ja për çfarë e thërret

Para
“Rama ka një fallxhore në Greqi” Ish-deputeti bën deklaratën e fortë: Ja për çfarë e thërret

“Rama ka një fallxhore në Greqi” Ish-deputeti bën deklaratën e fortë: Ja për çfarë e thërret

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar