Në Mitrovicë, në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm, një ekip mjekësh, i përbërë nga gjinekologë dhe kirurgë, kanë kryer me sukses një operacion të rrallë.
Pacientit 65-vjeçar, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kilogramë në vendin e ngjitjes se zorrëve për muri të barkut.
“Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga ana Spitali i Mitrovicës.