• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Mandat me dy fatkeqësi” Rama ankohet po nuk harron premtimin: 4 vitet e ardhshme rrisim pagën minimale

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Mandat me dy fatkeqësi” Rama ankohet po nuk harron premtimin: 4 vitet e ardhshme rrisim pagën minimale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus” kryeministri Edi Rama deklaroi se në mandatin e tretë kjo qeveri ka si ambicie rriten e pagës minimale.

Sipas tij kjo rritje e cila deri më tani ka shkuar në 300 mijë lekë të vjetra, është vetëm një stacion.

Mes të tjerash ai renditi disa nga arritjet që janë bërë për biznesin e vogël, siç ishte dhe heqja e taksës së tatim-fitimit apo dhe TVSH-së.

“Dëshirojmë të përqendrohemi tek tre aspekte shumë të rëndësishme që janë besoj dhe tre gurët e themelit për mandatin e tretë dhe punën në vijim. Në kushtet e një situate të jashtëzakonshme, e cila për ne shqiptarët ka nisur përpara se sa të niste për mbarë botën, pasi u përballëm me një tërmet katastrofik që jo vetëm privoi në pak sekonda mijëra familje nga streha, shkatërroi dhjetra shkolla, por imponoi edhe një rishikim të prioriteteve. Më pas erdhi armiku i padukshëm, i cili ka goditur fortë ekonominë e të gjitha vendeve, ka influencuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik të të gjithë aktorëve të mëdhenj dhe të vegjël. Po ashtu ka diktuar rënien e kërkesës së furnizimit.

Kufizime dhe në flukset e parasë. Gjithsesi, ne jemi përballur me forcë, kurajo dhe shumë vullnet e angazhim me të dy këto fatkeqësi. Ndërkohë, ajo për të cilën jam krenar për punën tonë, është se për asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë më të ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive. Familjet që po kthehen në shtëpi javë pas jave, apo ato që pritet të kthehen.

Sigurisht të gjithë kategoritë e aktivitetit ekonomik, duke u përqendruar tek më të vegjlit. Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik drejt të ardhmes dhe përbënë një nga pikat më domethënëse të ndryshimit të madh në qasje dhe veprim dhe rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshte, duke kërcënuar më të dobëtit. Kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitimin 10% deh TVSH. Ndërkohë që sot 91% e bizneseve paguajnë zero tatim/fitimi dhe zero TVSH dhe vetëm 9 % e tyre paguajnë 15% të tatim-fitimit. Brenda 90% janë 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë çliruar totalisht nga tatim/fitimi.

Është një hap që e vendos Shqipërinë në një pozicion të posaçëm në raport me biznesin e vogël. Çdo person, subjekt që ka një xhiro vjetore deri në 100 e 14 mijë euro është një subjekt pa taksa. E dyta, po jo për nga rëndësia, është paga minimale që e kemi vendosur në 30 mijë lekë tani më. Kemi ambicien ta rrisim në vijim vit pas viti. Pjesën se çfarë do të bëjmë, do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të këtij mandati ku do të shpalosim Shqipëria e vitit 2030. Paga 300 mijë lekë nuk është pikëmbërritje, por stacion. Kjo nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por dhe sfiduese.

Krahasuar me ku ishim, jemi siç e shihni ku e ku. Në 2013-ën kishte vetëm 22 mijë lekë pagë minimale ku po të heqësh sigurimet shoqërore e shëndetësore, shifra bëhet e papranueshme. Sot jemi në 30 mijë lekë dhe dua t’ju them të gjithëve atyre që janë përfitues e kësaj page se duhet ta shohin këtë si një proces dhe një stacion në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje. Ky ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në të gjitha qeveritë, pasi gjyma e këtij mandati ka qenë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme. Siç po dalim fitimtarë, hap pas hapi nga lufta me fatkeqësinë e tërmetit, me pasojat e tij, ashtu do të dalim dhe nga kjo luftë globale, ku ne kemi pikën tonë në këtë front.”, tha Rama.

Pas

Vendim i ri i Greqisë/ Shtyhet sërish afati i bllokimit të Kapshticës, ja cilët persona do lejohet të kalojnë

Para

“Me zor po pres” Rama tregon se kur do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri

Para
“Me zor po pres” Rama tregon se kur do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri

“Me zor po pres” Rama tregon se kur do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar