Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në Vlorë në datën 24 Janar, ku një makinë e cila ecte me shpejtësi skëterrë ka pla gosur nënën me tre fëmijët e saj, ndërsa autori nuk është gjetur edhe në momentet që flasim.
Denoncuesi i cili është familjar i të plagosurave, shprehet se Policia e Vlorës është duke mbrojtur kriminelët, ndërkohë që mamaja e tre fëmijëve është ende e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëm timeve të shumta që ka marrë.
Në ditën kur ka ndodhur aksi denti, Policia e Vlorës u mjaftua me një njoftim të shkurtër ku thoshte vetëm për një të plagosur, ndërsa sqaronte se nuk kishte identifikuar autorin.
Postimi i plotë i Berishës:
Makina shtype 4 vete ne mes te Vlores! Nar kopolicia fsheh prej 10 ditesh kri minelin! Shikoni videon e aksi dentit dhe lexoni mesazhin e familjarit dixhital! Sb Përshëndetje doktorr. Në radhë të parë ju uroj shendet. Doktorr dua tu informoj për një hall të madh që na ka zënë.
Doktor im vëlla quhet Rexhep Llaçaj dhe është prej 20 vjetësh punonjës i policisë së shtetit në Vlorë tani kan disa muaj që e kan transferuar në Himarë vetëm e vetëm sepse unë shkruaj kundra qeverisë. Por ky nuk është problemi kryesorë.
Problemi yn është sepse në dt 24.01.2021 në rrugën transballianike te rrethrrotullimi i shkollës së naftës te vizat e bardha në orën 21:00 një makinë na shtypi kunatën dhe mbesën, nusen e Rexhepit dhe vajzën.
Majlinda dhe Lesina Llaçaj, dhe pse kan kaluar 10 ditë nga aksi denti policia akoma nuk ka bërë as identifikimin e personit dhe as të makinës.
Kunata ka politrauma dhe ka qenë në gjendje kri tike për jetën dhe ndodhet akoma te spitali i traumës në Tiranë.
Si ka mundësi që ky shtet mos ta gjej akoma personin.Po ju drejtohem juve doktorr sepse ju mbeteni akoma shpresa jonë. Po ju nis dhe vidjon se si makina shtyp nusen e vllait dhe mbesen dhe dy çunat e vllait qe i qepen makinës nga mbrapa por nuk arrijn ti shofin targat dhe shofin maman e tyre se si u fluturon në ajër fëmijët kan kaluar traum dhe këta akoma nuk po e gjejnë ose nuk duan ta gjejnë.