• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Lufta me virusin/ OBSH ka një lajm të mirë, ndizet ‘drita jeshile’ për botën

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Lufta me virusin/ OBSH ka një lajm të mirë, ndizet ‘drita jeshile’ për botën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Organizata Botërore e Shëndetësisë dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, një hap që mund t’i lejojë partnerët e agjencisë së OKB-së të dërgojnë miliona doza në vendet e ndryshme të botës, si pjesë e një programi për të zbutur pandeminë.

Në një deklaratë të hënën, OBSH tha se po autorizonte vaksinat e AstraZenecas të prodhuara nga Instituti Serum i Indisë dhe nga kompania AstraZeneca-SKBio e Koresë së Jugut.

Leja e OBSH-së për përdorimin e vaksinës AstraZeneca është e dyta që jep kjo agjenci pas miratimit prej saj të vaksinës Pfizer-BioNTech në dhjetor. Njoftimi i së hënës pritet të shoqërohet me fillimin e shpërndarjes së qindra miliona dozave në vendet e regjistruara në nismën COVAX të mbështetur nga OKB-ja, e cila synon vaksinimin e njerëzve më të ekzpozuar në botë.

“Vendet që nuk kanë qasje te vaksina, do të jenë më në fund në gjendje të fillojnë të vaksinojnë punonjësit e tyre shëndetësorë dhe popullatat në rrezik,” tha Dr Mariangela Simão, Ndihmës-Drejtoreshë e Përgjithshme e OBSH-së për Barnat dhe Produktet Shëndetësore.

Pandemia e k oronavirusit ka infektuar rreth 109 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 2.4 milion prej tyre. Por shumë nga vendet e botës ende nuk kanë filluar programet e vaksinimit dhe madje vendet e pasura po përballen me mungesa të dozave, ndërsa kompanitë farmaceutike përpiqen të rritin prodhimin.

Vaksina AstraZeneca është autorizuar tashmë në më shumë se 50 vende, përfshirë Britaninë, Indinë, Argjentinën dhe Meksikën. Ajo është më e lirë dhe më e lehtë për tu trajtuar sesa vaksina Pfizer-BioNTech, e cila ka nevojë për t’u ruajtur në temperatura të ulta, kushte që nuk sigurohen dot në masë në shumë vende në zhvillim. Të dyja vaksinat kërkojnë dy doza për person, disa javë larg njëra-tjetrës.

Javën e kaluar, ekspertët e vaksinave të OBSH-së rekomanduan përdorimin e AstraZenecas për njerëzit mbi moshën 18 vjeç, përfshirë këtu edhe vendet që kanë zbuluar variante të tjera të C OVID-19.

Por kjo ishte në kundërshtim me rekomandimin e Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat thanë se vendet që kishin identifikuar një variant të diktuar për herë të parë në Afrikën e Jugut duhet të ishin “të kujdesshme” në përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke sugjeruar që t’u jepej përparësi vaksinave të tjera.

Vaksina AstraZeneca përbën pjesën më të madhe të rezervave aktuale të nismës COVAX dhe kohët e fundit u ngritën shqetësime, pasi nga një studim i hershëm doli se ajo mund të mos parandalonte simptomat e lehta dhe të moderuara të shkaktuar nga varianti i Afrikës së Jugut. Javën e kaluar, Afrika e Jugut e ngadalësoi përdorimin e AstraZenecas, duke zgjedhur në vend të kësaj një vaksinë të palicencuar nga kompania Johnson & Johnson për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

OBSH dhe partnerët e saj, duke përfshirë aleancën e vaksinave GAVI, nuk kanë thënë se cilat vende do të marrin dozat e para nga COVAX. Por një plan fillestar tregoi se një numër vendesh të pasura që kanë nënshkruar marrëveshje të shumta private për vaksinat, përfshirë Kanadanë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re, gjithashtu janë planifikuar të marrin doza të hershme nga COVAX./VOA

Pas

Pamje e pazakontë/ Pas përmbytjeve, shikoni me çfarë janë mbushur oborret e banesave në Shkodër

Para

Vodhi 30 milionë lekë në vendin e punës, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore (EMRI)

Para
Vodhi 30 milionë lekë në vendin e punës, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore (EMRI)

Vodhi 30 milionë lekë në vendin e punës, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore (EMRI)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar