Deputeti Tom Doshi ka folur ditën e sotme duke shpjeguar se pavarësisht se PSD është pranuar si parti garuese në zgjedhjet e 25 prillit me kryetar Ëngjëll Bejtja, do të jetë emri i tij në listat zgjedhore.
Gjatë një prononcimi për “BalkanWeb”, Doshi tha se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë dhe në gjykatë, duhet pritur data 19 shkurt.
Gjithashtu ai shtoi se PSD-ja për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje, vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja, por që kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt. Doshi shtoi se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari dhe do të garojë në katër qarqe.
“Kryetar i PSD-së jam unë. Në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që të jem unë kryetar, më kanë votuar vetë anëtarët. Por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë, duhet pritur data 19 shkurt. PSD-ja për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje, vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja, por që gjithçka do të ndryshojë pas datës 19 shkurt. Emri im do të jetë në listat zgjedhore dhe do të garoj në katër qarqe,”- është shprehur Doshi ndër të tjera.