• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Kos, banane dhe kanellë- Mëngjesi i duhur për fuqi gjatë ditës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Kos, banane dhe kanellë- Mëngjesi i duhur për fuqi gjatë ditës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët e Ushqimit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë më shumë kos në vaktin e parë të ditës, janë më të predispozuar të humbasin në peshë.

Kosi është shumë i pasur me proteina dhe përmban pak kalori.

Idea e të ngrënit kos çdo ditë për të rënë në peshë, tingëllon pak e mërzitshme, sidomos për njerëzit që rendin pas larmisë.

Megjithatë, kosi nuk ka përse të jetë i mërzitshëm, nëse atë e shoqëroni me fruta dhe drithëra.

Këtu përfshihet tërshëra, boronicat dhe erëzat e ëmbla.

Në vazhdën e recetave të shëndetshme për një mëngjes të shijshëm por edhe të pasur në vlera, ju rekomandojmë recetën e kosit me banane dhe kanellë.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me kos

1 lugë mjaltë,

1 banane të prerë në copa të vogla

Një majë luge kanellë

Përgatitja:

Nëse nuk jeni dashamirës të mëngjeseve të lëngshme, atëherë ju mund t’i përzieni manualisht të gjithë përbërësit në një pjatë dhe ta konsumoni atë në mëngjes.

Por të njëjtit përbërës mund t’i fusni në një mikser për një përzierje më të njëtrajtshme.

Kosi është një ushqim i shëndetshëm, por produktet e kosit me fruta që shiten nëpër tregje janë të mbushura me substanca shtesë.

Këto substanca shërbejnë për ruajtjen e jetëgjatësisë së produktit.

Për më tepër, në rastin më të mirë këto produkte janë të bërë me qumësht pluhur.

Kosi i bërë në shtëpi është i më i mirë, më i shëndetshëm dhe më i pasur në vlera, sidomos me probiotikë.

Banania është një frut shumë i mirë për një mëngjes të shëndetshëm.

Ajo rekomandohet sepse shmang nepsin e paradites që na shtyn drejt të ëmblave të panevojshme.

Ajo tretet më mirë duke u kombinuar me kosin.

Enzimat e saj luajnë një rol të shkëlqyer për përmirësimin e tretjes.

Për më tepër, banania përmban pak kalori ndaj përbën një pikënisje fantastike për mbajtjen nën kontroll të kalorive./AgroWeb.org

Pas

“Ky është një dimër i vështirë” Merkel flet për masat e reja kufizuese në Gjermani: Por ja cili është qëllimi ynë

Para

“Më 21 janar 2011 pushoi së qënuri politikan” Ja si i përgjigjet Sali Berisha deklaratave të Fatos Nanos

Para
“Më 21 janar 2011 pushoi së qënuri politikan” Ja si i përgjigjet Sali Berisha deklaratave të Fatos Nanos

“Më 21 janar 2011 pushoi së qënuri politikan” Ja si i përgjigjet Sali Berisha deklaratave të Fatos Nanos

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar