• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

INSTAT nxjerr shifrat: Në 2020-n humbën jetën 27.6 mijë persona, rreth 5,700 më shumë se vitin e mëparshëm

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
INSTAT nxjerr shifrat: Në 2020-n humbën jetën 27.6 mijë persona, rreth 5,700 më shumë se vitin e mëparshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të vdekshmërisë në vend, sipas të dhënave që janë publikuar sot nga INSTAT.

Në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me një rritje të ndjeshme prej 25.8%, raportoi INSTAT. Në total, 5,668 persona më shumë ndërruan jetë në 2020-n, në krahasim me vitin e mëparshëm. Viti 2020 ka shënuar nivelin rekord të jetëve të humbura në vend, që prej  1990-s, kur INSTAT publikon të dhënat. Shtesa e vdekjeve êshtë gati 5 herë më e lartë (4.8) se raportimet zyrtare nga spitalet Covid (1181 persona), duke treguar indirekt se pasojat e pandemisë në vend kanë qenë shumë më të mëdha.

Shifra e raportuar nga INSTAT  pë shtesën e vdekjeve rreth 330 persona më e ulët sesa ajo e deklaruar nga Drejtoria e Gjendjes Civilie, burimi i parë i të dhënave, sipas të cilit shtesa e fataliteteve në 2020-n ishte rreth 6 mijë persona.

Në raport me mesataren pesëvjeçare 2015-2019, rritja e vdekshmërisë është e ngjashme, me rreth 21%.

Ndryshe nga 6 mujori i parë, ku vdekshmëria në vend ishte me rritje të lehtë prej 4% (INSTAT ka rishikuar lehtë në rritje shifrat edhe për 6 mujorin e parë, pasi i raporti fillimisht me rënie prej rreth 3%) dhe kishte një sjellje të ngjashme me vitet e kaluara, mbarimi i karantinës në maj dhe përhapja e koronavirusit nga qershori shtuan rastet e fataliteteve në vend në nivele rekord.

Situata me pandeminë ka qenë e rënduar në tremujorin e tretë dhe sidomos në atë të fundit. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë u regjistruan rreth 1600 vdekje më shumë (nga +1300 që ishte raportimi i mëparshëm) , me rritje prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të katërtin, pasojat e pandemisë kanë qenë fatale. Gjithsej u regjistruan 9,397 vdekje, me një rritje prej 73%, ose gati 4 mijë jetë të humbura më shumë se tetor-dhjetorin e vitit 2019.

Që prej vitit 2009, mesatarisht në vend, humbjet e jetës janë luhatur mes 21-22 mijë në vit, me kulmet që deri tani ishin arritur në vitin 2015 dhe 2017, që përkojnë me periudha gripale më të rënda. Tremujori i parë ka qenë tradicionalisht me më shumë humbje jete, teksa moti i ftohtë ul imunitetin kryesisht të të moshuarve.

Por 2020-a ka sjellë një përmbysje të tendencave shumëvjeçare për shkak të ndikimit që ka dhënë pandemia në rritjen e vdekshmërisë në vend. Kjo ka ndodhur në të gjithë botën, ku krahasimet me mesataren e pesë viteve të fundit kanë treguar për një nivel të lartë të vdekjeve shtesë, që i është dedikuar pasojave fatale të shkaktuara nga Covid-19.

Sipas rretheve, rritja më e lartë është regjistruar në Tiranë, por në raport me popullsinë, qarku me vdekje rekord ka rezultuar Gjirokastra. Në të gjitha qarqet në vend është shënuar një rritje e ndjeshme e fataliteteve.

Më e fortë rritja e fataliteteve për gjithë vitin 2020 ishte në Leshë (34%), Tiranë (32.3%), Elbasan (31%), Shkodër (30.9%), Fier (29%), Durrës (25%), ndërsa më e ulët ishte në Kukës (-16%), Vlorë (10.5%), Dibër (9.3%).

Në tremujorin e katërt, kur kulmoi vala e pandemisë, virusi ka qenë më fatal në Fier, ku jetët e humbura u rritën me 101% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Elbasan (+100.6%), Berat (+90.8%), Tiranë (+81.7%), Shkodër (+76.6%), Lezhë (+68.5%), Korçë (+63.1%), Kukës (+60%), Durrës (+58.5%), Gjirokastër (+55.5%), Dibër (+40.2%) dhe më pak në Vlorë (+29.8%).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

Pas

Ndodh çudia/ Banorët vlojnë ujin e çezmës para konsumit, pasi mund të jetë i ndotur

Para

Mjekët në spital i heqin një pacientit tumorin me peshë 15 kilogramë

Para
Mjekët në spital i heqin një pacientit tumorin me peshë 15 kilogramë

Mjekët në spital i heqin një pacientit tumorin me peshë 15 kilogramë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar