• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“E ke nga pronari” Askush nuk e dinte, Artan Hoxha zbulon dhuratën që i bëri Behar Sofia

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“E ke nga pronari” Askush nuk e dinte, Artan Hoxha zbulon dhuratën që i bëri Behar Sofia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e djeshme Tirana u trondit nga atentati pranë Piramidës, ku shtetasi Behar Sofia mbeti i vrarë me dy plumba.

Ai ishte duke ecuar në trotuar, dhe dyshohet se është qëlluar me armë me silenciator nga një person ende i paidentifikuar.

Ndërkohë gazetari i njohur Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja rreth këtij personazhi misterioz, por jo i panjohur brenda botës së krimit.

Hoxha gjithashtu tregoi se Sofisë i janë vendosur eksplozivë në bizneset e tij për ta vrarë.

Gazetari rrëfeu një histori personale nga një prej lokaleve të Sofisë, ku ky i fundit e ka qerasur me një shishe vere. Në të njëjtin lokal, gazetari ka dëshmuar se qëndronin deputetë, prokurorë dhe gjyqtarë.

Sipas Hoxhës, Behar Sofia ka sponsorizuar edhe në fushata elektorale, por nuk bëri të ditur se për cilën parti. Një nga aftësitë e viktimës së atentatit të së enjtes ishte fakti që qëndronte në një profil të ulët.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, ai kishte infiltruar dhe depërtuar në agjencitë e zbatimit të ligjit dhe kjo është një nga arsyet kryesore se pse vijonte të qëndronte i paprekshëm.

Artan Hoxha: Ishte e vështirë që të përmendje emrin e këtij njeriu sepse lokali është pranë lulishte 1 Maji saktësisht ku është vendosur eksplozivi ku është tentuar t’i bëhet atentat. Lokal Dea ka qenë dhe ka qenë një lokal që unë shkoja 3 vjet dhe hyja gjithmonë nga mbrapa. Rastësisht një ditë vetëm kur më vjen një shishe verë aty dhe më thonë që e ke nga pronari i lokalit dhe pyes atë me të cilin isha në tavolinë, por kisha vënë re që në atë lokal kishte shumë prokurorë, gjyqtarë dhe deputetë.

Blendi Fevziu: Po ty gjithë këta banditë të japin verë?

Hoxha: Prit se kush është interesantja. E pyes bashkëbiseduesin dhe e pyes kush është pronari ky. Kalon ky dhe më thotë është ky.

Fevziu: E njohe?

Hoxha: Mos është filani thashë unë. Po. Pse ky është lokal Dea? Sepse unë hyja gjithmonë nga mbrapa dhe duke para gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë aty e vlerësoja si lokal serioz.

Fevziu: Gjyqtarë dhe prokurorë?

Hoxha: Po mor po, ka qenë një lokal shumë i mirë në zonë. Sot është market. Pas atentateve u bë market.

Fevziu: Edhe politikanë kishte?

Hoxha: Ai ka sponsorizuar në fushatë për atë punë dhe nuk është çudi. Me normalitetin që ndodh në Shqipëri kjo nuk më çudit.

Kur i është vënë eksploziv?

I është vënë pas ngjarjes së Durrësit në vitin 2012, në vitin 2013 ka një rast tjetër. Është tentuar sepse ajo ngjarje e ekspozoi, por aftësia e këtij njeriu ka qenë gjithmonë që të fluturojë ulët.

Të mos lerë gjurmë?

Aftësia e këtij personazhi ishte të qëndruarit në hije. Ai ishte më tepër si personazh fantazmë krahasuar me këtë lloj trafikantësh që jemi mësuar në Shqipëri që janë të zhurmshëm. Shikoje, ai është 66 vjeç. Ishte pa dokument identifikimi me vete. Profili i tij ishte i ulët dhe sa herë përpiqeshim t’i afroheshim vinte gjithmonë një nga agjencitë e zbatimit të ligjit që na thonte mos u merrni me atë. S’është ai problemi thonin.

Bashkëpunonte me policinë thua ti?

Aftësia e tij ka qenë infiltrimi dhe depërtimi në agjencitë e zbatimit të ligjit, prandaj ka qenë gjithë këto kohë i paprekur.

Pas

Pamjet/ RENEA rrethon resortin luksoz, policia jep informacion: Ja kush u arrestua (VIDEO)

Para

Patozi: Ndryshimi nuk vjen nga militantët

Para
Patozi: Ndryshimi nuk vjen nga militantët

Patozi: Ndryshimi nuk vjen nga militantët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar