Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E bujshme/ Strasburgu jep vendimin e parë për Vetingun, ja çfarë vendosi për gjyqtaren Xhoxhaj

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
E bujshme/ Strasburgu jep vendimin e parë për Vetingun, ja çfarë vendosi për gjyqtaren Xhoxhaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Strasburgut ka dhënë së fundmi vendimin e parë për procesin e Vetingut në Shqipëri.

Sipas këtij institucioni nuk ka asnjë shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut.

Mësohet se është rrëzuar padia e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj.

Kjo e fundit ka dërguar në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj.

Altina Xhoxhaj, ish gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese u largua nga detyra në 3 maj 2018. Sipas KPK, Xhoxhaj nuk justifikoi dot pasurinë e saj. KPA gjithashtu mbështeti vendimin e organit të parë duke e larguar atë nga drejtësia. U gjetën probleme në deklaratën e pasurisë, vendime që ishin dhënë në konflikt interesi, shuma të mëdha parash, mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti 109 metra katrorë në 2005 dhe probleme me një copë tokë në Gjirin e Lalzit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Vendimi është pritur me interes nga të shkarkuarit, por edhe nga ata që janë në proces gjykimi.

VENDIMI I PLOTE:

Në vendimin1 e sotëm të trupës gjyqësore të Dhomës në çështjen Xhoxhaj k. Shqipërisë (çështja nr. 15227/19) Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi: me shumicë votash (6 kundër 1) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përsa i përket pretendimit për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të vetingut, me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për parregullsi të procedurave, me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për mosmbajtjen e një seance publike përpara Kolegjit të Apelimit, me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për shkelje të parimit të sigurisë juridike, dhe me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare).

Çështja shqyrtoi shkarkimin nga detyra të një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese në vijim të procedurave të filluara ndaj saj, si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm për rivlerësimin e përshtatshmërisë në detyrë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, i njohur ndryshe si procesi i vetingut.

Çështja e kërkueses u shqyrtua nga organet e vetingut, dhe Kolegji i Apelimit, pasi e mori çështjen në shqyrtim në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra. Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1, pasi organet e vetingut kishin qenë të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses në seancë publike nga Kolegji i

Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur parimi i sigurisë juridike. Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Pas

“Ka lënë gjurmë në histori” Spiropali i del në mbrojtje Nanos: Nuk i trembet Metës dhe Berishës

Para

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Plagoset drejtuesi i një automjeti, dërgohet urgjent në spital (EMRI)

Para
Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Plagoset drejtuesi i një automjeti, dërgohet urgjent në spital (EMRI)

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Plagoset drejtuesi i një automjeti, dërgohet urgjent në spital (EMRI)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora