• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Duhet të largohet” Basha lëshon thirrjen e fortë për Ramën: Nuk mbajti asnjë premtim

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Duhet të largohet” Basha lëshon thirrjen e fortë për Ramën: Nuk mbajti asnjë premtim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar sot se Edi Rama nuk mund të kërkojë një mandat të tretë nga ana morale, pasi nuk ka mbajtur premtimet e dhëna para se të vinte në pushtet.

Lideri i opozitës shtoi nëpërmjet një deklarate nga selia blu, se kryeministri nuk ka kërkuar as falje për këto premtime të pambajtura, duke shtuar se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

“Dje unë ju listova vetëm 9 premtime të Edi Ramës me të cilat ai kërkoi votën dhe shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë një pjesë prej tyre, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, uljen e taksave për 97% të qytetarëve, heqjen e TVSH-së për bukën, për vezët, për qumështin, uljen e kostos së jetesës e shumë e shmë të tjera. Por nuk janë nëntë, janë dhjetëra, qindra premtime që Edi Rama ka bërë dhe të cilat nuk i ka mbajtur.

Ndaj dje vetëm ju kujtova një pjesë të vogël të premtimeve sikundër bindjen time që është bindja e çdo qytetari shqiptar dhe çdo qytetari normal. Një kryeministër që nuk i mban premtimet me të cilat vjen në pushtet nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandate tjetër. Tani jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që s;ka mbajtur asnjë premtim të vetëm, asnjë premtim të vetëm në 8 vite ku i ka pasur të gjitha pushtetet, por tani vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm propagandë, asnjë premtim të mbajtur. Vetëm dështime Rezultati, Shqipëria ka ngecur në vend numëro, shqiptarët kanë ngecur në vend numëro.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë më të varfër se më përpara, kane më pak para për të shpenzuar se më përpara, papunësia është rritur, në veçanti papunësia e të rinjve është bërë një plagë e madhe e cila përkthehet në emigracion. Shqipëria ka mbetur në vend numëro ndërkohë që të gjitha vendet e rreth e qark nesh kanë bërë progres.

Sigurisht sfida ka dhe ka për te pasur gjithmonë. Por me të njëjtat sfida janë përballur edhe vendet e tjera dhe kanë bërë përpara. Përgjegjësi I vetëm që Shqipëria ka mbetur në vend numëro është Edi Rama. Shkau i vetëm është se ka bërë shumë premtime dhe s’ka mbajtur një premtim të vetëm dhe tani e vetmja gjë që bën do të na sjellë premtime të reja 2 muaj para se shqiptarët t’I japin me votë verdiktin që meriton çdo kryeministër që bën premtime por që nuk i mban. Me 25 prill Rama humb Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë”– tha Basha.

Basha uroi edhe fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, përkatësisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke e konsideruar një arritje të jashtëzakonshme.

Ndërsa nënvizon se Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, Basha premton se pas zgjedhjeve 25 prillit, qeveria e Partisë Demokratike do të jetë në krahun e tyre për të bashkëpunuar sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë, zhvillimit dhe të punësimit të qytetarëve të të dy vendeve tona

“Së pari dua të uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Ju uroj nga zemra të gjitha forcat politike, institucionet, qytetarët e Kosovës për një proces zgjedhor model me standarde europiane, shembullor për Shqipërinë dhe mbarë Ballkanin. Kjo në vetvete është një arritje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës, e Republikës së Kosovës.

Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, ndaj ju uroj fituesve të zgjedhjeve Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe partive të tjera politike që të bëjnë gjithçka për sfidat që po i presin për përmbushjen me sukses. Kam besim se do të bëjnë gjithçka në përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës dhe në kapërcimin dhe përballjen me sfidat me qëllim që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe zhvillimit të saj ekonomik dhe social. I garantoj që sot dhe akoma më fort nesër pas zgjedhjeve të 25-prillit unë dhe Partia Demokratike do të jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë, zhvillimit dhe të punësimit të qytetarëve të të dy vendeve tona”, u shpreh ai.

Pas

Situata e pandemisë në vend/ Ja sa të infektuar dhe viktima ka në 24 orët e fundit

Para

“Kryetari i PSD jam unë” Tom Doshi flet i vendosur: Emri im do jetë në listat zgjedhore

Para
“Kryetari i PSD jam unë” Tom Doshi flet i vendosur: Emri im do jetë në listat zgjedhore

“Kryetari i PSD jam unë” Tom Doshi flet i vendosur: Emri im do jetë në listat zgjedhore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar