Policia e Shtetit dhe autoritetet e tjera janë të angazhuara maksimalisht me shërbime të përforcuara, për të menaxhuar vështirësitë e krijuara nga moti i keq, në disa akse rrugore.
Policia Rrugore apelon që të zbatohen udhëzimet e shërbimeve, duke shmangur lëvizjen në akset me ngrica apo dëborë si dhe përdorimin e zinxhirëve aty ku është e nevojshme.
Ja akset problematike:
1. Aksi rrugor Milot – Lezhë – Shkodër vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.
Po punohet per kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.
2. Aksi rrugor Milot – Kukës – Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).
Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.
3. Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;
4. Aksi rrugor Korçë – Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.
5. Aksi rrugor Korçë – Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.
6. Akset rrugore të qarkut Vlore dhe Fier janë të kalueshme pa probleme