• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Bën vetëm propagandë” Basha i rendit Ramës 9 premtimet që nuk u përmbushën kurrë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Bën vetëm propagandë” Basha i rendit Ramës 9 premtimet që nuk u përmbushën kurrë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas liderit të opozitës, Rama ka dështuar në qeverisjë gjatë këtyre 8 viteve.

Basha renditi të gjitha dështimet sipas tij të kryeministrit, duke e akuzuar gjithashtu dhe për propagandë në një kohë, kur Shqipëria ndodhet nën ujë.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Qytetarë të Shqipërisë,

Më dëgjoni me vëmendje

1) 300 mijë vende punë

-Ne kemi ardhur këtu për të vendosur me votë tek numri 29 çlirimin e energjive të jashtëzakonshme të këtij populli dhe për të luftuar së bashku që të hapim 300 mijë vende të reja pune.

2) Shëndetësi Falas

Shërbim shëndetësor falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë

3) Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë

“Heqja e TVSH-së mbi bukën, qumështin dhe vezët, si edhe ulja e TVSH-së mbi ushqimin, janë e vetmja rrugë për t’u ardhur sadopak në ndihmë sot”

Do të ulim taksat për 97 përqind të shqiptarëve.

4 Ulja e çmimit te energjisë elektrike

-Do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët.

5) Negociatat me Bashkimin Europian

Do t’i hapim negociatat me Bashkimin Europian, ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

6) Uljen e Borxhit publik

-Do ta përcaktojmë me ligj masën e borxhit, të mos lejojmë një borxh pa asnjë tavan ligjor.

– Defiçit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale.

7) Buxhetin për arsimin 5%

-Arsimi, angazhimi ynë, burimet financiare nuk do të jenë më pak se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto

8) Legalizime falas + Ujin në cdo parcelë e shtëpi

Dy gjëra, këto 4 vite, do merrem unë personalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Mbas 4 vitesh nuk do t’ia vë absolutisht përgjegjësinë askujt: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat infromale dhe ujin në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në cdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë.

9) Kthimi i emigrantëve në vend

Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehen nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshërve të tyre.

A ju duken se i keni dëgjuar këto më parë? Keni të drejtë. Pikërisht këto ishin premtimet e Ramës para 8 viteve. Po Rama nuk ka mbajtur as edhe një nga këto premtime. Ai ka dështuar në çdo drejtim. Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten.

Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe. E gjithë kjo do të ishte për të qeshur sikur këto tallje të mos rëndonin mbi xhepat e shqiptarëve dhe të mos i vuanim në kurriz tash 8 vjet. Ka ardhur koha të ndryshojmë, ka ardhur koha ta largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit. Prej disa muajsh, unë po punoj me specialistët më të mirë për të sjellë plane serioze pune për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, dhe në të gjitha fushat!

Të dashur shqiptarë, vendi ynë është nën ujë. Sërish. Rrugët janë bllokuar. Sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende. Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin. Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin. Pyetja e vetme që shtrohet është: ç’po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët? Çfarë bën Edi Rama sa herë njerezit kanë nevojë për ndihmën e shtetit? Vetëm propagandë! Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti?

Vetëm propagandë! Çfarë bëri Rama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë! Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë! Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar? Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë! Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim atë nga balta. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria.

Pas

Qumësht, kanellë dhe mjaltë- Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

Para

Tea nuk ndalet/ Nxjerr bisedat dhe audiot me stafin e “Përputhen”: E dinin për lidhjen me Beartin

Para
Tea nuk ndalet/ Nxjerr bisedat dhe audiot me stafin e “Përputhen”: E dinin për lidhjen me Beartin

Tea nuk ndalet/ Nxjerr bisedat dhe audiot me stafin e “Përputhen”: E dinin për lidhjen me Beartin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar