• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i Universitetit të Floridës dhe të Harvardit, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar shumë polemika mbi rolin e kafesë tek gjumi.

Deri më tani besohej se pirja e kafesë në mbrëmje shkaktonte probleme me gjumin, por ky studim i ri i publikuar më herët në gusht thotë të kundërtën.

Në studim morën pjesë 785 njerëz. Ata u mbikëqyrën për plot 5164 ditë dhe netë.

Studiuesit mbajtën shënim përdorimin e kafesë, alkoolit dhe nikotinës.

Pjesëmarrësit në studim u pajisën me një pajisje elektronike që u vendos në kyçin e dorës, falë së cilës, studiuesit mund të kishin një panoramë më të qartë të cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit.

Asnjë Lidhje Mes Kafesë Dhe Parametrave Të Gjumit

Të dhënat e studimit treguan se nikotina dhe alkooli kanë një ndikim shumë negativ tek fjetja.

Mjafton të pini një cigare para gjumit dhe do ju duhen plot 42 minuta që të jeni në gjendje të flini.

Kafeina nga ana tjetër nuk prodhonte asnjë efekt anësor në cilësinë e gjumit apo kohëzgjatjen e tij.

Kjo mbikëqyrje kaq e gjatë e përdoruesve të kafeinës, nikotinës dhe alkoolit nuk nxori në pah asnjë lidhje mes pirjes së kafesë dhe parametrave të gjumit.

Gjetjet e studimit ishin befasuese për komunitetin shkencor sepse deri më tani besohej fort se kafeina kishte aftësi të bllokonte disa substanca në tru që janë përgjegjëse për gjumin.

Pikëpamjet mbi rolin e kafeinës tek gjumi janë disi kontradiktore dhe ndikimi i saj varion nga individi tek tjetri.

Për shembull, ka njerëz që mund të pinë kafenë pa u trazuar në mbrëmje dhe e bëjnë gjumin top.

Ka njerëz që nuk flenë dot siç duhet vetëm sepse kanë pirë kafe pasdite.

Deri më tani, studiuesit pretendonin se nëse kafeja pihet deri në 3 orë përpara se të shkoni në shtrat, ajo do t’ju prishë gjumin.

Si Të Mbani Nën Kontroll Konsumin e Kafeinës

AgroWeb.org ju këshillon që nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës konsumojeni atë deri përpara orës 14:00

Sasia e filxhanëve të kafesë duhet kufizuar në 4 në ditë.

Mëngjesi është periudha e duhur për pirjen e kafesë ndërsa më vonë gjatë ditës, mund ta zëvendësoni atë me çaj./AgroWeb.org

Pas

E pabesueshme/ Vetëm një ditë pasi u martua, vjen lajmi surprizë për Feron: Arbenita është shtatzënë (FOTO)

Para

“Ishte një shkëndijë e brendshme” Rrëfimi i Luljeta Bozos jashtë profesionit, tregon njohjen me bashkëshortin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar