• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Zbuloni si do të renditet shenja e juaj e horoskopit gjatë datave 18-24 janar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Mësoni renditjen e shenjave te horoskopit sipas Paolo Fox gjatë datave 4-10 janar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dashi: Nuk parashikohet që këto të jenë ditë të mbara në sferën e dashurisë për të lindurit në shenjën e Dashit. Në krye të javës do të mbizotërojë pasioni, por më pas do t’ju duhet të përballeni me çështje të së shkuarës, që dukej se ishin harruar. Në aspektet e tjera të jetës gjërat duken më në ekuilibër. Dashi këtë herë do të mbajë vendin e dhjetë.

Demi: Dashuria do të triumfojë. Venusi në bashkëpunim me Hënën dhe Neptunin do t’i dhurojnë shenjës së parë të tokës ditë të bukura, gjatë së cilave do të kenë fat, veçanërisht në dashuri. Aty nga e mërkura dhe e enjtja do të kaloni çaste të paharrueshme në shoqërinë e partnerit. Jo më kot do të renditeni në vend të tretë.





Binjakët: Yjet parashikojnë mbarëvajtje në çështjet e punës. Do të jeni të favorizuar në këtë aspekt, sidomos të lindurit e dhjetëshit të parë të shenjës. Me siguri që do të arrini t’i realizoni synimet që do t’i vini vetes, edhe për gjërat që më parë ju dukeshin utopike. Vendi i dytë për ju këtë javë.

Gaforrja: Do të jeni në humor shumë të mirë. Do të arrini të përshtateni me gjithçka, pavarësisht se Diellin do ta keni në prapavijë. Pas një muaji të kaluar mse zënkash dhe gjatë të cilit jeni përballuar me gjëra të paparashikuara, më në fund do të ndiheni të çliruar. Hëpërhë nuk pritet të keni të reja në sferën profesionale. Gaforrja do të jetë në vend të shtatë.

Luani: Edhe pse viti sapo ka filluar, kjo pritet që të jetë një ndër javët më problematike të 2021-it, si në aspektin familjar edhe në atë profesional. Kërkohet maturi, që të shmangni të papriturat e pakëndshme. Kujdes edhe me ofertat që do t’ju bëhen, sepse mund të rezultojnë të pafrytshme për të ardhmen. Siç mund ta merrni me mend, këtë herë do të mbani vendin e 12-të.

Virgjëresha: Pritet që kjo të jetë një javë me ulje e ngritje. Do të hasni vështirësi në aspektin profesional. Disa çështje të prapambetura do t’ju hapin probleme. Eprorët tuaj do t’i mëshojnë fort respektimit të afateve. Në fundjavë do të keni takime të këndshme. Do të jeni të renditur mes shenjave të mesit, në vend të gjashtë.

Peshorja: Pritet që gjatë këtyre ditëve të keni probleme komunikimi. Aty nga mesi i javës, të lindurit e shenjës së dytë të ajrit duhet të ndryshojnë qëndrim në marrëdhënie me të tjerët. Tregohuni më të përzemërt dhe më pak racionalë, në mënyrë që të mos humbni mbështetjen e njerëzve të dashur. Peshorja do të mbajë vendin e pestë.

Akrepi: Duket se gjatë këtyre ditëve gjithçka do t’ju shkaktojë nervozizëm. Hëna do të jetë në prapavijë dhe kjo do të ndikojë më së shumti në sektorin profesional. Mos bëni rolin e provokatorit, në mënyrë që të mos prishni ekuilibrat. Kujdes edhe me mënyrën si shpreheni me kolegët dhe eprorët! Këtë herë do të mbani vendin e 11-të.

Shigjetari: Yjet ju këshillojnë që të qetësoheni. Shkak për gjendjen tuaj të vështirë janë bërë problemet në punë dhe lodhja që po ju mundon. Ndoshta do t’ju bënte mirë një pushim për disa ditë. Mundohuni që problemet e punës të mbeten aty, pasi në fundjavë mund t’ju krijojnë nervozizëm në çift. Shigjetari do të jetë në vend të 9-të.

Bricjapi: Duke filluar që nga dita e martë, shenja e Bricjapit do ta humbasë mbështetjen e Diellit. Me këmbënguljen dhe kokëfortësinë që ju karakterizon, me siguri që do t’ia dilni mbanë në çështjet e punës. Vetëm me vullnet të fortë do të mund të arrini objektivat që do t’i vini vetes. Këtë herë do të mbani vendin e katërt.

Ujori: Edhe këtë javë gjërat do të ecin mbarë për Ujorin. Më datë 19, Hëna do t’i bashkohet trinomit Pluton-Saturn-Jupiter, duke ju favorizuar më së shumti në sferën e financave. Të paktën në këtë aspekt do të merrni frymë të lehtësuar. Rruga drejt suksesit do të jetë e ngadaltë, por e sigurt. Ujori do të jetë në vend të parë.

Peshqit: Këto ditë do t’ju pëlqejë që më së shumti të rrini të vetmuar. Herë-herë, do t’ju pushtojë nostalgjia. Në mendje do t’ju kthehen histori të vjetra, të cilat ishin mbuluar nga pluhuri i harresës. Tregohuni mendjehapur dhe kini parasysh se koha mbetet gjithmonë ilaçi më i mirë. Peshqit këtë herë do të mbajnë vendin e tetë.

Pas

Ishte nisur për të shkuar në punë, mjekut i ndodh gjëma në akull

Para

Iku acari/ Rikthehen reshjet e dendura të shiut, Ministria bën paralajmërimin urgjent

Para
Rënie temperaturash dhe reshje shiu, ja surprizat që sjell moti për ditën e sotme

Iku acari/ Rikthehen reshjet e dendura të shiut, Ministria bën paralajmërimin urgjent

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar