• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Zbardhet pasuria e Olta Xhaçkës, si është rritur me 4-fish nga viti 2009

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Zbardhet pasuria e Olta Xhaçkës, si është rritur me 4-fish nga viti 2009
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Olta Xhaçka u zgjodh ministre për Europën dhe Punët e Jashtme në dhjetor 2020, pas largimit me dorëheqje të Gent Cakës. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, ajo ka mbajtur më parë postet e ministres së Mirëqënies Sociale dhe ministres së Mbrojtjes.

Olta Xhaçka ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Clark University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Administratën Publike në të njëjtin universitet.

Pas kthimit në Shqipëri, Xhaçka u angazhua si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë në shoqërinë civile. Ajo u përfshi në politikë në vitin 2009, kur u zgjodh për herë të parë deputete e Partisë Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres Olta Xhaçka nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Olta Xhaçka deklaronte kursime prej 15 mijë dollarësh [rreth 1.5 milionë lekë], ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 5.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, pasuria e paluajtshme deklarohet në vlerën e 2.2 milionë lekëve, ndërsa pasuritë e luajtshme në vlerën e 3.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e Znj. Xhaçka, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortit deklarohen në masën e gati 5%. Rreth 32% e të ardhurave kanë si burim të deklaruar kontratat e qirasë në emër të bashkëshortit, ndërsa 10% e të ardhurave kanë burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Në vitin 2012, Olta Xhaçka deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 16,400 euro dhe pagesën e një paradhënie prej 19 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti [nuk deklaron vlerën e plotë të apartamentin, por sqaron se paradhënia është afërsisht 20% vlerës totale]. Si burim për shtesat e aseteve, Znj. Xhaçka deklaron gjendjen cash dhe kursimet e akumuluara deri në atë moment, të cilat janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat e aseteve me një diferencë prej rreth 581 mijë lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” detyrimet e Znj. Xhaçka dhe deklarimet e paqarta për shlyerjen e tyre.

Në deklarimin fillestar të vitit 2010, Znj. Xhaçka deklaron detyrim financiar prej 65 mijë dollarësh ndaj universitetit ku ka kryer studimet në SHBA, me plan shlyerje të kredisë që fillon në janar 2011. Detyrimi nuk shfaqet më në vitet në vazhdim dhe nuk deklarohet të jenë kryer pagesa.

Gjithashtu për blerjen e apartamentit për të cilën ka paguar paradhënie prej 19 mijë eurosh, Znj.Xhaçka deklaron në vitet 2016 dhe 2017 se është në proces marrje kredie. Në vitin 2018 nuk deklarohet ndonjë kredi e marrë apo pagesë e kryer.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se analiza e pasurisë për Znj. Xhaçka përban pjesërisht të dhëna për pasurinë e bashkëshortit Artan Gaci, i cili ka qenë subjekt deklarues më vete në ILDKPKI dhe prej vitit 2017 deklaron si person i lidhur. Në vitin 2015, Znj. Xhaçka deklaron se në llogarinë e saj bankare janë depozituar përkohësisht të ardhurat nga një kontratë qiraje në emër të Z. Gaci me vlerë 45,220 euro, pa deklaruar më pas nëse kjo shumë është pakësuar nga llogaria e saj./newsbomb.al

Pas

Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm për kartat e identitetit

Para

Pas fotove të Teas dhe Beartit, Fationi bën deklaratën e papritur

Para
Pas fotove të Teas dhe Beartit, Fationi bën deklaratën e papritur

Pas fotove të Teas dhe Beartit, Fationi bën deklaratën e papritur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar