• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Virusi/ Ekspertët bëjnë parashikimin e frikshëm në SHBA

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Virusi/ Ekspertët bëjnë parashikimin e frikshëm në SHBA
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e re e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikoi të mërkurën se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara do ta kalojë shifrën 500,000 deri më 20 Shkurt.

Rochelle Walensky tha gjatë konferencës së parë zyrtare për shtyp se brenda tre javëve të ardhshme, numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë diku midis 479,000 dhe 514,000.

Presidenti Joe Biden ka premtuar të njoftojë rregullisht fakte të bazuara tek shkenca për një publik gjithnjë e më të irrituar nga ritmi i ngadaltë i shpërndarjes së vaksinave.

Parashikimi i zonjës Ëalensky për vdekjet nga koronavirusi vjen ndërsa drejtori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Jeff Zients tha se Departamenti i Shëndetësisë po punon për të vënë në dispozicion më shumë profesionistë të shëndetit për të administruar vaksinimet.

Zoti Zients tha se qeveria do të autorizojë mjekë dhe infermierë në pension për të administruar vaksinat dhe se profesionistët e liçencuar në një shtet do të lejohen të administrojnë vaksina në shtetet e tjera.

Fatura e ndihmës për koronavirusin

Zoti Zients tha gjithashtu se Kongresi duhet të miratojë ndihmën financiare për CODID-19 të propozuar nga Presidenti Biden për të ruajtur ritmin e vaksinimeve dhe shtuar aftësitë testuese. Ai tha se administrata po punon për të përmbushur objektivin e zotit Biden për të shpërndarë të paktën 100 milionë doza vaksinash brenda 100 ditëve.

Pjesa kryesore e Planit të Shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të zotit Biden, për të cilin disa ligjvënës republikanë ankohen se është shumë i kushtueshëm, synon të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë, e cila është dobësuar rëndë nga pasojat e pandemisë.

Rreth 400 miliardë dollarë janë për masat për frenimin e virusit, duke përfshirë rritjen dramatike të ritmit të vaksinimeve dhe ndërtimin e një infrastrukture për testime intensive.

Në konferencën e së mërkurës morën pjesë zëvendësi i zotit Zients, Andy Slavitt, eksperti i sëmundjes infektive, Dr. Anthony Fauci dhe kryetarja e grupit të posaçëm për COVID-19, Dr. Marcella Nunez-Smith.

“Shtëpia e Bardhë respekton dhe do të ndjekë shkencën, dhe shkencëtarët do të flasin në mënyrë të pavarur,” tha zoti Slavitt./VOA

Pas

Pamela Anderson martohet me truprojën, u dashuruan në karantinë

Para

Listat për zgjedhje, Ambasadorja Kim mesazh të qartë krerëve të partive: A meritojnë qytetarët kriminelë?!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar