• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sesioni i ri parlamentar, Komisioni për Ekonominë miraton dy akte normative të rëndësishme

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Sesioni i ri parlamentar, Komisioni për Ekonominë miraton dy akte normative të rëndësishme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Komisioni për Ekonominë dhe Financat në drejtimin e kryetarit të ri të këtij komisioni z. Anastas Angjeli zhvilloi sot mbledhjen e parë të vitit 2021 dhe mbledhjen e parë për sesionin e fundit parlamentar të kësaj legjislature. Në rendin e diskutimeve të ditës së sotme ishin shpallja e vendit vakant për pozicionin anëtar në Komisionin e Konkurrencës pas dorëheqjes së z. Helidon Bushati nga ushtrimi i kësaj detyre, si edhe shqyrtimi i dy akteve normative.

Pas miratimit të programit të punës së Komisionit për periudhën 18 janar – 26 shkurt 2021, z. Angjeli shpalli zyrtarisht vakancën për pozicionin anëtar në Komisionin e Konkurrencës.

Për Aktin Normativ nr. 34, datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020″ të ndryshuar””, të ftuar ishin zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Adela Xhemali dhe drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit, znj. Mimoza Dhëmbi.

Zv.ministrja Xhemali në fjalën e saj theksoi se ministria e Financave dhe Ekonomisë bazuar në vlerësimet më të fundit të situatës makroekonomike fiskale, ka ndërmarrë procesin dhe ka përgatitur skenarin e rishikimit të buxhetit 2020 dhe ky rishikim propozohet t’i nënshtrohet procedurës së aktit normativ, dhe se aspekti i nevojës dhe emergjencës të së cilit lidhet kryesisht me; financimin e shpërblimit të fund vitit për kategorinë e pensionistëve dhe shtesën e fondeve për financimin e skemës së ndihmës ekonomike & paaftësisë.

Relatori z. Angjeli u shpreh se ky akt normativ nuk është thjesht një ndarje matematikore por ndihmon të njëjtin problem, pra edhe anën sociale edhe anën ekonomike.

“Mendoj që ky Akt Normativ ishte një instrument shumë i nevojshëm në fund të vitit, për të plotësuar nevojat sociale, humane me një dimension edhe për shëndetin publik edhe kundër pandemisë Covid19, e në të njëjtën kohë me një rialokim të fondeve për të maksimizuar eficencën e shpenzimeve publike dhe natyrisht pa prekur, pa shtuar por duke zvogëluar atë përkeqësim që i ka ndodhur treguesve makroekonomik për shkak të situatës dhe krizës që po kalojmë.”,- vuri në dukje z. Angjeli.

Pas diskutimeve, pyetjeve e komenteve të ndryshme ky akt normativ u miratua me votë nga anëtarët e komisionit.

Çështja tjetër e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Aktit Normativ nr. 37, datë 24.12.2020, “Për një ndryshim në Aktin Normativ nr. 8, datë 7.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.

Për këtë çështje ishin të ftuar drejtoresha e Drejtorisë së Strehimit, znj. Doris Andoni dhe znj. Mimoza Dhëmbi, drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit.

Relatorja znj. Blerina Gjylameti, në fjalën e saj u shpreh se subvencionimi i pagesës së qirasë sipas këtij akti normativ do të zgjasë deri në momentin që familjeve u rindërtohen apo u rikonstruktohen banesat, të cilat si rezultat i tërmetit te datës 26 nëntor 2029, janë shembur ose janë deklaruar si të pabanueshme me akt konstatimi nga Instituti i Ndërtimit.

Pas diskutimeve, kryetari i komisionit z. Anastas Angjeli e propozoi këtë Akt Normativ për votim, ku u miratua me votë nga anëtarët e komisionit.

Në vijim të masave të posaçme lidhur me pandeminë, edhe mbledhja e sotme u zhvillua përmes platformës elektronike të komunikimit “Cisco Webex”.

Pas

Tërmet i fuqishëm 7 ballë trondit këtë vend, jepet alarmi për cunam

Para

Në mesnatë përkeqësohet moti, njoftimi urgjent për situatën në bregdet

Para
Në mesnatë përkeqësohet moti, njoftimi urgjent për situatën në bregdet

Në mesnatë përkeqësohet moti, njoftimi urgjent për situatën në bregdet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar