Ministri i sapozgjedhur i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë konferencës ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin me dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shiut gjatë orëve të fundit në vend.
Por gjatë fjalës së tij, ai ka bërë dhe një gafë, ku është ngatërruar duke u shprehur se fshati Obot është përmbytur si gjithmonë.
Më pas Peleshi ka tentuar ta rregullojë duke thënë se është rrethuar me ujë.
Ai ka shtuar se data 11 janar do të jetë dhe pika më e lartë ku do të ketë reshje intensive dhe zonat më të rrezikuara janë: qarku i Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës.
“Janë rritur nivelet në Bunë, Drin e Kir, fshati Obot si gjithmonë për shkak se është nën nivel, është përmbytur. Dua të them është rrethuar nga uji. Në dispozicion janë edhe mjetet e ushtrisë. Prurjet janë 10 herë më të mëdha Me këtë ritëm se mund të duket prurje e madhe, hidrocentralet mund të përmbahen në shkarkimet e tyre. Nuk rrezikojnë përmbytjet në zonat me kritike siç është Shkodra.
Nuk na bën pesimistë, pasi sot, deri në orën 01:00 do të ketë reshje mesatare. Më pas do të bien sërish, kështu që na krijojnë një lloj frymëmarrjeje. Për sa i përket Lezhës…janë evakuuar dy familje. Përsa i përket jugut, në Vlorë ka vetëm një shembje rruge në Borsh. Është e mirë relativisht. Niveli i ujit është 6.2 metra. Kemi një rënie të lehtë të këtij niveli.
Pika më e lartë, pra më intensive e reshjeve do të jetë data 11 në qarqet Kukës, Shkodër, Lezhë ku do të arrijë 80-100 mm. ndërsa në Durrës, Tiranë, Vlorë e Berat do të jetë e ulët dhe e mesme, në datën 12 do të ketë reshje të herëpashershme.”, u shpreh Peleshi.