Shkruan Edmond Arizaj
(Ndoshta emertimi me emrin e nje mjeku qe humbi jeten ne betejen me Kovid do ishte me kuptimplote edhe per babain fisnik te te riut)
Nje rruge eshte emertuar “Klodian Rasha”, emri i djalit qe u vra nga nje polic ne sherbim. Nje vendim hileqar i pushtetit vendor. Cfare evokohet me kete emertim? Cfare u thuhet te rinjve? Cfare u thuhet njerezve qe kalojne dhe e lexojne? Cfare kujtese percillet? Cfare dashurie, atdhedashurie a empatie mbillet?
Nuk flitet per dhimbjen e familjes, ajo nuk mund te platitet vec nga drejtesia, e deri tani ka vetem pagesa nen dore, sic eshte edhe emertimi i kesaj rruge. Flitet per qytetin. Nese do te mbahej nje fjalim aty per kete emertim, cfare do te thuhej per te riun e ndjere, per angazhimet a arritjet e tij per qytetin, per vendin, apo ne bote?! Cilat ishin motivet qe u vendos per kete emertim, pervec kerkeses se nje babai shpirtvrare? A mjafton krimi i nje polici per ta bere kujtese te qytetit? Nese nje i huaj kalon dhe pyet, pse e ka kete emer kjo rruga, cfare do t’i thote shoqeruesi, apo ai qe do te pyese?
Nuk di pse vendoret tane jane kaq pabesueshmerisht per te ardhur keq. Historikisht te tille. Nga ata qe vendosin te kryqezojne bulevardin e Zogut me ate te Bajram Currit, tek ata qe u vendosin rrugeve emrat e Berluskonit e Sarkozise, ata qe i heqin dhe i vene titullin qytetar nderi Veton Surroit brenda nje ore, tek ata qe bejne qytetar nderi nepunes (ambasadore) te rendomte te shteteve, e plot e plot paradokse e dhimbje koke, ku kuroren e mbajne emertimet per njerez me jete te dyshimte. Nje mishmash i dhimbshem, si ne cdo sfere tjeter te jetes shqiptare. A doni drejtesi per Klodian Rashen?
Mos ndiqni parate, ndiqni lajmin: Cilet e dhane lajmin qe viktima kishte pistolete, pastaj kishte probleme mendore, pastaj ishte perdorues narkotikesh, etj lajme te tilla qe zakonisht perdoren si amortizatore kur “shket” dicka. Le te ndiqet filli dhe dalin ata qe kane dashur ta mbulojne Klodianin dy here. Doni drejtesi? Kerkoni cilet futen ne polici frymen ushtarake, agresivitetin dhe sjelljen brutale ndaj qytetareve te thjeshte. Doni drejtesi?
Ne fakt vetem vazhdimi i protestes si diten e pare deri ne nisjen e ristrukturimit te policise do ishte drejtesia e vertete…Emertimi i nje rruge nuk eshte si memorialet qe i vendosin familjaret ne vendet ku jane bere aksidente, apo vrasje per t’i kujtuar te dashurit e tyre (ne fakt edhe kjo ka te beje me vendoret). Eshte shume me e thelle se kaq dhe ka me shume pergjegjesi se thjesht berjen e gjithckaje per te shuar cdo lloj proteste te mundshme, apo cdo qelize proteste. Ndoshta eshte koha per reforme te thelle edhe ne emertimet e rrugeve, shkollave, bulevardeve, busteve e monumenteve…
Rruga “Klodian Rasha” nuk eshte drejtesi per Klodianin, aq me pak eshte kujtese per qytetin e per brezat e tij. Ndoshta, emri i nje mjeku, vdekur ne betejen me Kovidin do ishte me kuptimplote, madje edhe per babain fisnik te Klodianit.