Një përplasje e fortë ka ndodhur sot në mbrëmje mes kryetares së Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli dhe gazetares Esiona Konomi.
I gjithë debati nisi në lidhje me bashkëpunimin e tyre me Partinë Demokratike apo atë Socialiste.
Të ftuara në programin “Log”, Topalli ka akuzuar gazetaren se pyetjen e ka marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga ana tjetër Konomi i ka treguar Topallit se nuk është e ndikuar dhe nuk merr mesazhe nga askush.
Për sigurinë e saj gazetarja ka kërkuar që Topalli të marrë dhe të kontrollojë celularin e saj.
Pjesë nga debati:
Esiona Konomi: Pse ju vjen për mbarë të kritikoni Bashën dhe jo Ramën
Jozefina Topalli: Të shikoj se të vijnë mesazhet nga Lulzim Basha
Esiona Konomi: Tërhiqeni këtë që thatë, pasi jeni mësuar që të sponsorizoni mendime, por unë nuk jam mësuar që të sponsorizohem nga askush, dhe nëse doni që të krijoni një imazh politik tërhiqini ato që sapo thatë.
Endri Xhafo: Ju e fyet gazetaren, dhe për qartësi Esiona nuk mbulo PD-në por mbulo PS-në në redaksi,
Jozefina Topalli: Unë nuk e njof, kush është Esiona
Esiona Konomi: Ju duhet telefoni im mund ta mbani
Jozefina Topalli: Ju mund të vazhdoni, unë po ju dëgjoj, pyetjet i marrin se u vijnë të gjithëve
Esiona Konomi: Unë nuk jam të gjithë
Jozefina Topalli: Ok ti je shumë e veçantë, meqe je gazetare, kush e ka bërë opozitën e 2013-2013
Esiona Konomi: Ju keni bërë dhe keni pasur idenë e djegies së mandateve dhe e keni shprehur këtë,
Jozefina Topalli: Jo
Esiona Konomi: Po të lexoj postimin tuaj, 19 dhjetor të 2018
Jozefina Topalli :Lexojeni dhe njehere, se une nuk kam thënë se duhet të digjet mandati, a nuk e kupton ose po abuzon.