Moti ditën e sotme vjen i alternuar me kthjellime dhe vranësira.
Për pasojë do të sjellë një kohë të paqëndrueshme të shoqëruar me reshje në të gjithë territorin.
Por në krahasim me ditët e mëparshme reshjet do të kenë intensitet më të ulët.
Ndërsa në zona e thella malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Sipas parashikimit të Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 01ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 10°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 01°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 04°C.