• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Pandemia “godet” bashkitë, bien të ardhurat dhe investimet për qytetarët

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Pandemia “godet” bashkitë, bien të ardhurat dhe investimet për qytetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e COVID 19 i ka vendosur në vështirësi të forta financiare bashkitë. Sipas raportit të Financave Vendore për 9 mujorin e 2020-ës, publikuar nga Coplan dhe Ministria e Financave, përpjekjeve për t’iu përgjigjur nevojave të menjëhershme dhe të paparashikuara gërshetuar me vështirësitë për ofrimin e shërbimeve ka shtuar presionin mbi financat e bashkive. Ky presion kushtëzoi ndjeshëm ecurinë e të ardhurave dhe të shpenzimeve në nivel vendor. Kështu, të ardhurat nga burimet e veta vendore shënuan rënie me rreth 12% kundrejt një viti më parë.

Rënia më e fortë konstatohet tek të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që ka edhe ndikimin kryesor në buxhetin e bashkive dhe që paguhet nga ndërtuesit për lejet e ndërtimit që ata marrin. Në 9 mujorin e 2020-ës, të ardhurat nga kjo taksë arritën në rreth 6 miliardë lekë, në rënie vjetore 15%. Përjashtuar peshën që ka Bashkia e Tiranës, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 1.2 miliardë lekë nga kjo taksë, në rënie me rreth -38.6% në terma vjetorë.

Përsa i përket shpenzimeve, ato gjithashtu kanë qenë në rënie. Shpenzimet me fondet e veta të bashkive regjistruan një nivel prej rreth 41 miliardë lekë në fund të 9-mujorit, duke shënuar një rënie prej rreth 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Shpenzimet kapitale ose ndryshe investimet përbëjnë vetëm 19.4% të totalit të shpenzimeve dhe ato kanë pësuar tkurrje të fortë. Sipas përllogaritjeve, mesatarisht, për çdo 100 lekë të shpenzuara nga bashkitë, 82.5 lekë shkuan për mbulimin e shpenzimeve korrente dhe rreth 17.5 lekë për investime.

Analiza e të dhënave tregon se diferencat dhe pabarazitë në kapacitetin financiar të bashkive vijojnë të jenë të qenësishme, duke kushtëzuar ofrimin e shërbimeve publike vendore dhe përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore, si tërmetet dhe pandemia.

Pas

“Ooooo Sude ku je?!”Erion Braçe nxjerr foton dhe jep mesazhin e fortë për Monika Kryemadhin

Para

Surprizat e motit/ Meteorologët zbulojnë kur nisin reshjet e shiut, ja sa shkojnë temperaturat nesër

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar