Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nuk iki nga Shqipëria, se s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Nuk iki nga Shqipëria, se s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mentor Kikia

Kam lexuar këto ditë opinione të njerëzve të ndryshëm, lidhur me arsyet për të ikur e për të mos ikur nga Shqipëria.

Unë nuk kam në plan të iki, për disa arsye:
E para, s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

E dyta, po ku gjen vend tjetër si ky në botë: Këtu, të gjithë jemi gazetarë. Të gjithë kemi nga një portal. Të gjithë jemi analistë. Të gjithë jemi specialistë ndërtimi. Të gjithë jemi historianë. Të gjithë politikanë. Të gjithë merremi me llafe. Të gjithë japim mend. Të gjithë shajmë njëri-tjetrin. Të gjithë ankohemi, e të gjithë brohorasim. Të gjithë bërtasim e askush nuk proteston.

Këtu, njëri punon e 3 komentojnë punën e atij që punon. Këtu të bëjnë hero pa bërë asnjë heroizëm, dhe të bëjnë palaço pa i bërë keq askujt.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Këtu duan të punojnë të gjithë në shtet sepse ka 145 ditë pushim në vit. Vetëm këtu mund ta kesh rrogën 400 Euro në muaj, e mund të shpenzosh 500 Ero në muaj. Vetëm këtu dëgjon dikë të thotë se jam keq, jam pa punë, dhe flet me telefon 1000 Euro, dhe nget makinë 20 mijë Euro.

Vetëm këtu hipin në autobus në derën ku shkruhet “Dalje”, e zbresim aty ku shkruhet “Hyrje”.
Vetëm këtu protestohet për çmimin e lartë të tarifës s

ë rrugës, dhe pas protestës, çmimi bëhet edhe më i lartë.
Vetëm këtu qytetet ndërtohen në invers: Në fillim bëhen pallatet, pastaj shemben muret për të hapur rrugët, pastaj asfaltohen, dhe në fund hapen kanalizimet.
Vetëm këtu bën më parë pallatin dhe pastaj merr lejen e ndërtimit.
Vetëm këtu merr leje për park lojërash dhe bën fabrikë.

Vetëm këtu e bëjmë shtëpinë pranë pusit të naftës dhe pastaj bërtasin: Largojeni pusin.
Vetëm këtu ndërtojmë shtëpitë në shtratin e lumit dhe kur përmbytemi, bërtasim: Ku është qeveria.

Vetëm këtu ankohen se s’kanë lekë për bukë, e në kafene zihen se kush do të paguajë.
Vetëm këtu halli më i madh pasi je operuar është se sa lekë do ti japësh doktorit, pasi mund ti duken pak. Vetëm këtu fshatari hedh në kanal prodhimet se s’ka ku ti shesë dhe qeveria e ndihmon të prodhojë edhe më shumë.

E çdo të bëj në një vend tjetër ku ka rregull, qetësi, korrektesë, pak kafene e shumë zyra, pak lloqe e shumë punë. Ky vend është kryeqyteti europian i gallatave. Madje për këtë, mendoj se duhet duket promovuar një brand turistik.
“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”!

Pas

“Darka e fundit” në Dubai

Para

Vaksinohet Rama/ Dalin pamjet: Ja momenti kur kryeministri shpohet në krahë (FOTO)

Para
Vaksinohet Rama/ Dalin pamjet: Ja momenti kur kryeministri shpohet në krahë (FOTO)

Vaksinohet Rama/ Dalin pamjet: Ja momenti kur kryeministri shpohet në krahë (FOTO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

nga Fast News
14:54 | 09/04/2026
0

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

nga Fast News
14:48 | 09/04/2026
0

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

nga Fast News
14:47 | 09/04/2026
0

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

nga Fast News
11:28 | 09/04/2026
0

Recent News

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

14:54 | 09/04/2026
Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

14:48 | 09/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora