Gjithsecili prej nesh mund të ketë parë një shenjë të rrumbullakët në krahun e majtë.
Ose mund t’ja keni vënë re dikujt tjetër.
Kjo shenjë e vogël është e vaksinës, e cila vite më parë ka qenë mëse e zakonshme.
Sipas ‘Organic Healthy Food’ mjekët përdorën një virus të gjallë Vaccinia për të shkaktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga virusi Variola, i cili shkaktone linë.
Pas kryerjes së vaksinës në vendin ku u vaksinuat krijohej një flluskë e cila më pas krijonte një kore dhe në fund pasi shërohej mbetej thjesht një shenjë e rrumbullakët.
Krahu i njerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.
Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.